Mitsotakis “qahet” tek Këshilli i BE-së, kërcënon Shkupin: Do i bllokojmë anëtarësimin!

29 Qershor 2024, 13:38Rajoni TEMA

Mitsotakis “qahet” tek Këshilli i BE-së,

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkon që mosmarrëveshjen me Shkupin t`ia zgjidhë blloku europian.

Në mbledhjen e Këshillit të BE-së, Mitsotakis, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, i informoi kolegët e tij se si Presidentja dhe kryeministri i vendit fqinj po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke mos përdorur emrin kushtetues brenda shtetit. Ai paralajmëroi se kjo lëvizje bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Prespës, e mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “E bëra të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë në thelb, do ta bëjë të vështirë, nëse jo praktik, anulimin e çdo procesi të afrimit të menjëhershëm me familjen europiane.

Ndaj mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe të kuptojnë se respektimi i legjislacionit evropian kalon padyshim përmes respektimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga të dyja palët”, ishte komenti i tij. Qeveria e re maqedonase i ka hedhur poshtë akuzat e tij, e këmbëngul se po vazhdon respektimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

Ajo kujtoi ndërkohë se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit ka në fakt detyrime për të dyja palët, por Athina nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj. Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Kyriakos Mitsotakis, përdori emrin e vjetër të shtetit.

 

3 Komente

  1. J
    Janulles me manall kokes

    Bythqire evgjit .te gjatin me gunga do keni tani nga te gjitha krahet …….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha

      Greqirja mosmirnjohese duhet te detyrohet te njoh mbi 13 grupet tjera etnike qe jetojne ne Greqirje.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Edhe nen pushtimin otoman keshtu qaheshin tek sulltani. Te perkedhelur ishin edhe atebote. Te shpresojme qe nuk do ti perkedhelin me. Jane akoma me mentalitet bizantin. Krejt te stonuar dhe anakronik ne kete bote sot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje