Serbia ndalon festivalin “Mirëdita Dobar dan” në Beograd

27 Qershor 2024, 22:25Rajoni TEMA
Serbia ndalon festivalin “Mirëdita Dobar dan” në Beograd

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se ministria e tij urdhëroi “ndalimin e tubimeve publike në kuadër të festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan”, një veprimtari dhjetëvjeçare që synon nxitjen e bashkëpunimit kulturor dhe dialogut mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ministri Daçiç tha se urdhri u lëshua për shkak të “rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pasurisë, si dhe rrezikut për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”.

Hapja e festivalit është planifikuar për sonte (27 qershor) në orën 18:30 në Beograd në zonën e njohur si Sheshi Dorçol, por disa orë para hapjes, një grup i madh aktivistësh të krahut të djathtë u mblodhën duke penguar hyrjen në atë hapësirë, duke valëvitur flamujt serbë, duke brohoritur kundër pavarësisë së Kosovës dhe duke kënduar këngë nacionaliste.

Ndonëse nga organizatorët shihet si një zhvillim që synon shkëmbimin e veprimtarive artistike si mjet për nxitjen e pajtimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje paqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për disa politikanë në pushtet në Serbi, festivali paraqet një ngjarje me “rrezikshmëri të lartë” dhe kishin kërkuar që më parë anulimin e tij.

Festivali ishte planifikuar fillimisht të mbahej me 28 qershor, por organizatorët thanë se ai do të mbahet në datat 27 dhe 29. Në të kaluarën, organizatorët ishin cak i kërcënimeve nga organizatat ekstremiste. Pavarësisht kësaj, festivali u mbajt në Beograd, ndonjëherë me një prani të madhe të forcave policore në qendër të kryeqytetit serb dhe me incidente sporadike midis forcave të sigurisë dhe protestuesve të së djathtës së skajshme serbe.

Festivali “Mirëdita, Dobar dan” që organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova nisi në vitin 2014 dhe ofron filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 - 1999.

6 Komente

  1. P
    Poshte premitvizmi

    Janë disa barbar Skllav, bisha të kuqe komuniste-lindore, që janë njësoj si disa bisha -ekstemiste-islamike-lindore që nuke bëhën njerze kurrë. Bravo atyrë të rinve, si nga Kosova si nga Serbija, që janë për paqën dhe lirie. Poshte premitvizmi barbar lindor- islamo-komunist.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tiranë

      Ne fund te komentit devijuat. Perse kete e di ti. Poshte primitivizmi barbar sllavoaziatik( servo-trukoaraboislamik-greqirje aziatike).

      Përgjigjjuni
    2. e
      e verteta

      Nuk e kuptoj si mund te hamendesosh per skenare te mundshem te halucinacioneve personale te cdonjerit kur populli shqiptar ka vuajtur shume dhe do vazhdoje te vuaje nga kjo rrrace barbare gjenocidiale qe zbriti nga Siberia dhe nuk ndryshoi mentalitet.Kjo tregon qe Kanibalet mbeten te tille sado qe disa te mundohen te kamuflohen si vegjetariane.Boll na cate k..in me idiotesira qe mundohen te rehabilitojne nje Kafshe Prehistorike qe ushqehet me gjakun e te pafajshmeve dhe paqedashesve.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        12

        nuk i duan myslymanet ,,,,,

        Përgjigjjuni
        1. P
          Papa

          12 ta qift prifti baben

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kola

            …kurse orthodoksit shqiptar ne Servi e ne Greqirje i duane shume. Ata te gjithe kane lirite e tyre te shfaqin perkatesin e tyre etnike te mbrojtura me Kushtetuten serve e greqirje. App ndoshta nuk eshte kshtu?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje