Kosova dhe Serbia janë duke humbur shanset e tyre. Kështu është shprehur Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.
Me anë të një reagimi në X, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke “humbur vërtet” mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit.
“Takimet e Josep Borrellit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në X.
SHBA e cila mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.
Z. O' O’Brien, e dimë ketë që thua se; "Kosova dhe Serbia janë duke humbur shanset e tyre". Ata që i sollën në pushtet nuk sollën për të zgjidhur problemet por të komplikuar situatën deri në rastin kur forcat Fashiste serbe të ndihmuara nga disa shqipfolës ua mundësojnë pushtimin sepse agresioni ishte dhe u zhvillua edhe në Bajnsk nuk ishte rastësi sikur edhe lirimi tyre që të ikin pa një therrë në këmbë. Pushtetarët e Kosovës dhe ata në Serbi e sabotojnë për ti dhënë edhe në rast çetnikëve serb për ëndrrën sllavo ortodokse të asgjësojnë shqiptaret. Presim ndihmën tuaj që të nxjerr nga kjo humnerë.