Sherr me thika e shkopinj mes të dënuarve në burgun grek Koridhalos, vritet shqiptari, plagoset një tjetër

26 Qershor 2024, 14:00Rajoni TEMA
Sherr me thika e shkopinj mes të dënuarve në burgun grek

Një përleshje mes të burgosurve në burgjet e Korydallos në Greqi ka bërë që një shqiptar të humbas jetën dhe një tjetër të plagoset.


I vdekur ka mbetur Alfons Doçi 35 vjeç, ndërsa i plagosur Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova bën me dije Top Channel.

Siç bëhet me dije nga mediat greke mes të burgosurve ka shpërthyer një sherr me thika dhe forcat e sigurisë e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë.

Në këtë burg mësohet se qëndrojnë të burgosurit shqiptar. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë, por mendohet se shkaku i konfliktit mund të ketë qenë fare banal.

Të burgosurit debatuan nëse do të hynin brenda në qeli për shkak të vapës dhe më pas konflikti u përshkallëzua, në katin e parë të repartit të katërt me përdorimin e thikave dhe shkopinjve. 

Lini një Përgjigje