Takimi me Vuçiç në Bruksel, Albin Kurti: Shkoj për të kuptuar se ku jemi, BE të heqë masat!

25 Qershor 2024, 22:00Rajoni TEMA
Takimi me Vuçiç në Bruksel, Albin Kurti: Shkoj për

Kryeministri Albin Kurti para takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se raundi i ri i dialogut në Bruksel do të shërbejë për të kuptuar se ku është ky proces pas tri viteve që e përfaqëson ai Kosovën.

Ky është takimi i parë pas shtatorit të vitit 2023 kur kanë ndodhur një sërë ngjarjesh përfshirë edhe aktin terrorist në Banjskë për të cilin Kurti bëri sërish përgjegjës Beogradin zyrtar.

“Takimi i nesërm, edhe bilateral, edhe trilateral, do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi trevjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si duhet të mund të ecim përpara.”

Kurti deklaroi se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër është zgjidhja për të shkaur përpara por Serbia, sipas tij, u tërhoq nga kjo marrëveshje.

“Kjo është zgjidhja e evropiane e fqinjësisë së mirë e cila nuk është realizuar deri më sot, për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish-kryeministres Bërnabiq më 13 dhjetor të vitit ë kaluar, ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vijnë gjitha problemet, pra nga mosrespektimi, nga shkelja e marrëveshjes bazike vijnë problemet më raportet me Serbinë.”

Kryeministri kosovar kërkoi që shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian të ndjekin sugjerimin e shefit të diplomacisë Josep Borrell dhe t’i heqin masat ndëshkuese që i janë vënë Kosovës për më shumë se një vit.

“Nga ana e Kosovës çdo gjë është kryer, zbatuar për normalizim për deeskalim prandaj e keni atë sugjerim të Borrell të cilin unë shpresoj e uroj që vendet anëtare, të cilat e kanë shef të politikës se jashtme ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të madh.”

Këto deklarata Kurti i bëri pasi mori pjesë në konferencën rajonale “Youth for Social Democracy” organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje.

1 Komente

  1. T
    Tregoju vendin huligneve te Serbise.

    Mos lesho asnje santim Albin se ti e di mire kush eshte serbi ma mire se ti se din askush. Mbro Kosoven,popullin tend te shume vuajtur nga makina vrasese e Serbise.Mbaje koken lart dhe lufto per vendin tend. asnje leshim Serbise.Te lumte se deri tani ke vepruar si burre i mencur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje