Gjykata ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, autorët e dyshuar për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademajt, ish bashkëshortin e saj Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29.11.2023 në rrugën “Dalip Alshiqi”.
Ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëpunim, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
I dyshuari i katërt, i cili sipas prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T. D. do mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 17.04.2024.
Lini një Përgjigje