Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke folur për gazetarë para takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, tha se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të dëgjojë vetëm britma.
“Unë pres që Kurti të dramatizojë dhe të bërtasë, ndërsa unë i them të qetësohet. Pastaj ai do të dalë dhe do të thotë se çfarë ka bërë ‘Putini i vogël’, asgjë e re. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. A pres konkluzione të mëdha? Jo, nuk pres”, deklaroi Vuçiçi të mërkurën.
“Sa i përket Borrellit dhe Lajçakut, do t’i dëgjoj me vëmendje, nuk kam asgjë kundër tyre”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, do të zhvillojnë takime të ndara me të dy liderët nga ora 16:30, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh, që pritet të nisë në orën 18:00.
Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme, ata nuk kanë arritur akoma t’i bindin palët që ta zbatojnë të njëjtën.
Për këtë arsye, por edhe për shkak të potencialit shpërthyes të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, pas më shumë se 9 muaj pa takim të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, kryeministri kosovar dhe presidenti serb pritet të takohen sot në Bruksel të Belgjikës për t’i vazhduar negociatat për kompromis nën ndërmjetësimin e diplomatëve të lartë evropianë.
Nga Bini prit LEPIRJE
Grekoshkja me nofken “Rrnoft Le…”, Ik greqirje shkjau, ik qelbu andrj nga grekoshikjet tuaj.
Koqevar, lërini këto pseudonimet 'Saranda', 'Vlora', 'Korca' e pidhi i motrës tate se jeni për tju shkerdhy rracën o spermë Tyrkie, keni punë me Sërbët i zgjidhni o mutër po keni bythë por nuk keni se jeni kastraveca si Albini juaj.yyyyyyyyyyy