Kosova ndalon përdorimin e TikTok në institucionet publike

28 Qershor 2024, 16:58Rajoni TEMA
Kosova ndalon përdorimin e TikTok në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 28 qershor, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike që ajo paraqet.


Ky vendim ka për synim “të mbrojë institucionet shtetërore të Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibenernetike të cilat mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Vendimi i Qeverisë obligon të të gjitha institucionet publike të cilat janë pronare dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit “që të vendosin kufizimet nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të aplikacionit TikTok në ambientet zyrtare të punës. Po ashtu, të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij”, tha Dobra.

Qeveria e Kosovës tha se ndalimi i TikTok-ut në institucione u bë duke ndjekur shembullin edhe të shteteve aleate shkruan REL.

Shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, teksa .Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij.

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Çdo dit e me qesharake po bahet qeveria e kosoves, thot se ka ndaluar Tik tokun, sa kam qeshur me kete lajm sa qesharak aq edhe i turpshem ne kohen kur kosova e mjer ka aq shume problème sa qeveria gjen kohe te merret me Tik tokun, dhe lajmi i dyte eshte Ku VV-ja i paska ba thirrje francezve tmos e votojne frontin national te Le Pen se paska lidhje me serbine, nderkohe qe vet VV-ceja dhe qeveria eshte angazhuar ne mal te zi e maqedoni qe pushtetin ta fitojne pikrisht forcat serbe, poashtu edhe vet qeveria e VV-ces eshte e stermbushur me serbofil dhe ne France po i pengojka fronti nacional,kurse ne maqedoni JO apo keta jan proserb me te mir, VV-C qenef i qudirave.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vendim shume i Mire per shoqerine Kosovre

      Shembullin e Kosoves duheet t ndjeki Shqipeeria .Mirpo me kte KM qe kemi EE .R ky eshte nji vegel e rrjeteve te tilla dhe shoqeri shqiptre s'i inteereso fre o thjeshte nji bythqim KM

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje