Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tri kushtet që ai vendosi në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, janë ato që garantojnë procesin e normalizimit me Serbinë.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se pa dorëzimin e Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij, që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, tek autoritetet e Kosovës s’mund të ketë mirëbesim në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Tridhjetë e nëntë persona të atij grupi, nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Për aq kohë sa Radoiçiç dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti.
Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Në sulm mbeti i vrarë një rreshter, ndërkaq gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Radoiçiç besohet se ndodhet në Serbi.
Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Në rundin e dialogut, të mbajtur më 26 qershor, Bashkimi Evropian tha se Kurti nuk ishte i gatshëm për një takim trepalësh me ndërmjetësit evropianë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimit tha se Kurti paraqiti tri kushte, të cilat Vuçiq nuk ishte i gatshëm t’i pranonte plotësisht.
Përveç dorëzimit të Radoiçiçit, Kurti ka kërkuar që Serbia të tërhiqet nga letra që kishte dërguar në bllokun evropian ish-kryeministrja Ana Bërnabiç, përmes së cilës Beogradi shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kurti ka kërkuar që kjo marrëveshje, e arritur vitin e kaluar të nënshkruhet.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjes – që sipas BE-së është ligjërisht e obligueshme për palët – garantohet zbatimi i saj.
“Në tri takime dypalëshe sa u zhvilluan të mërkurën ne paraqitëm këto tri kërkesa të garancisë, që në fakt janë mburojë për vetë Marrëveshjen Bazë e cila është nën sulm të vazhdueshëm nga Serbia. Presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm të respektojë asnjë. Pra, as të nënshkruajë marrëveshje, as të tërheqë letrën për refuzimin e saj, por as ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiç”, tha Kurti.
“Nënshkrimi i marrëveshjes do të nënkuptojë formalizimin, tërheqja e letrës së Bërnabiç do të nënkuptojë seriozitet për fillim të zbatimit, kurse dorëzimi i kriminelit Radoiçiç dhe grupit të tij paramilitar do të nënkuptojë vendosje të drejtësisë dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor”, shtoi kryeministri i Kosovës.
Ashtu shqipe, mos lesho.
Kurti vazhdon te kerceje "Vallen e Vdekjes" me Vuciqin. Urdheri nga Vuciqi eshte qe Kurti te sabotoje bisedimet per me Serbine, sepse e ka me te lehte se Vuciqi ta beje kete pune. E filloi qe ne kohen e Trampit me teorine e "reciprocitetit" dhe vazhdimisht ka modifikuar modalitetet ne kete valle duke u shitur si nacionalist shqiptar. Duke bere ket ai fiton reputacion ne nivelin e ulet mendor te atyre qe e mbeshtesin dhe nga ana tjeter zbaton urdherin e Vuciqit qe ja ka zene "koken me dere". Pra Kurti e di mire fjalen e urte shqiptare qe "edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet". Pra edhe te zbatoje urdheray e Vuciqit por edhe te jete i pranueshem ne mjedisin (dardan, shqiptar). Ne kete kontekst, ai brenda pak ditesh ai ka mesuar 2 here perendimin se cte beje me politiken e tij. Ne bisedimet me Vuciqin te planifikuara pardje nga Evropa i sabotoi ato duke bere 3 kerkesa si kusht per bisedime qe ne thelb jane e njejta politike sabotimi per politiken perendimore sic ishte edhe "reciprociteti". Sot ia po kushtezon bisedimet me dorezimin e Radojciqit duke bere te njejtin sherbim ndaj Serbise...Ne thelb asnje shqiptar nuk eshte kunder kerkesave te Kurtit por kushtezimi ne vetvete eshte i gabuar dhe i sherben Serbise. Bisedimet duhet te trajtohen nga Kurti si element i pavarur nga zhvillimet politike... Kurti duhet te kuptoje se e kunderta, pra sabotimi i tyre eshte pune armiqesore. Pikerisht per kete Trampi e rrezoi njehere ne kohen e reciprocitetit por populli "DARDAN" i VV e zgjodhi prape duke lene perendimin me "goje hapur". Ne kete "Valle Vdekje" qe Kurti kercen me Vuciqin humbet Kosova dhe fiton Serbia dhe Kurti.... Boll me kaq...
Drejt. Turp per VV krijese e Vucic.
“Pesimist” o i mallkuar. Cke me kryeministrin e Kosoves? Ai mund te ishte kushdo tjeter por prap kryeminster i Kosoves eshte. Shkjau tentojnte futet e te okupoj veriun e Republikes. Po ti o i mallkuar perse e kthen kete ne lifte politike brendashqiptare. Te gjithe atyre qe u rrjedh gjak shqiptari ne venat e tyre duhet ta mbrojne atedheun.
Pesimisti i pistë vetë tregon se është kopil Serbi.
O idiot! Radojcicin ti e pâté ne dore dhe s’ta mbajti Botha ta mbaje. Tani ua kerkon te tjereve. Meerei Kosova ne c’duar ka mbet.
Radoiqiq per dite pallon Kusarin dhe keta e kerkojne
E more allbin kurrci,kishen se deshte xhamise sja dite rendin Ku n'hamam do me ba venin,thoshte dikur artisti Cima. Ska dyshim se radojqiqi duhet te ishte ne burg dhe JO vetem ai,por ama ky nuk eshte problemi kryesor mes serbise dhe kosoves, padyshim se ti e din kete dhe ske nevoje te ta them une apo te tjeret, por ama kjo qe ti thua tash ska asnje vler kur ti personalisht dhe ortakja jote mender presednike osmanka keni hyri ne nje rreth qe skeni shpetim verem vonim sepse e keni hanger sa krahu siq thot populli, qe nga akuzat ndaj uçk-s dhe luftes per çlirim e deri tek pavaresia e kosoves qe me shume e keni kundershtuar ju sesa vet serbia, thoje ti por edhe osmanka se mezi po presim ta fillojme punen me llajqakun, e filluat dhe realizuat deshiren e vuqiqit duke u ber edhe deshmitar kunder uçk-s dhe ish udheheqesve te saj e veqmas kunder ish presidentit Thaqi, tash qe llajqaku dhe vuqiqi i moren ato qe deshen duke ju shfrytezuar ty dhe osmanken dhe duke par se ju kan perdorur vetem si kuaj sepse kalors po deshmohet se jan llajqaku dhe vuqiqi vetem se spo e kuptojme cili tka hyp ty e cili osmankes ndoshta edhe kjo do te çartesohet ne takimin e radhes, sidoçoft tash e ke kuptuar edhe ti se ke ngelur cullak dhe ske nga ja mban, ka do qe orvatesh te dalesh do te ngulesh ne nje hu, çoft i llajqakut, borrelit, vuqiqit apo i radojqiqit i njejti rezlultat do te vie, hyp se te vrava zbrit se te vrava, ketu ke arritur por qe kafshet e VV-ces nuk po e kuptojne anoma ose kete dite kane pritur qe te rikthehen ne serbosllavi andaj vazhdojne te pertypen ne grazhdin bosh.