Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.
Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.
Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.
Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.
Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.
Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.
Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike.
PDK dhe LDK thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës [Avni Dehari], me instruksione të partisë së tij dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë [Kushtetuese]”, theksoi Krasniqi.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Edhe aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese por edhe Kushtetuta janë duke u shkelur në seancat e fundit”, theksoi deputeti i LDK-së, Alban Zogaj.
Një grup pjesëtarësh të organizatave të shoqërisë civile protestuan para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për ngërçin politik.
Avokati Arianit Koci, që ka disa javë që proteston para Kuvendit, në shenjë protestë me vete kishte sjellë edhe gomarë me të cilët tha se po simbolizon kokëfortësinë që sipas tij, po e tregojnë deputetët.
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.
Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike./ REL
ec aty albin kurtiiiiiii nona je, me i miri i udb-se je, agjenti me i suksesshem... po ia fut ne kthese dhe shokut Sali.... mos u ndal, ujin e zi nxirri... vetem amon, kujdes se mos bo gafe dhe ia heq sanksionet qe i ke vendos Amerikes !!! amon o albin mos e boj ate gabim... Serbise mos i vendos sanksione, mire i madh... lere sic e ke... gjysmen e tregtise me serbin, amerikes sanksione...
Bravo bre OPOZITA E Kosoves shqiptare.
Serbisht grč - ngërç, spazmë, shtangim, etj.
Hahahahahaha ku jane Kosovaret qe tregonin superioritet ndaj Shqiperise dhe e mbushen internetin me sharje? E morret vesh ku jeni? Te pakten 50% analfabete. Cin Cin
Egërsira...e tmershme akoma tallin bythën me njerzit këta injorantë ,të paditur dhe të ligj.Mr.Bini gaztori i Kosovës që dikur i vinte flakën parlamemtit për ti hyp sipër,tani është ulur mbi të dhe i bënë m....turp tju vij të gjithve latë kokrën e namit.Lejani më mirë në unison listes serbe.Ptuu paçi faqen e zezë
Çfarë shëmtirash paskeni pasur në Kosovë e nuk e paskemi ditur more. Superhorra, superputana, supermashtruesa, superedepsiza, supershkërdhata, Shpresoj të mos dalë ndonjë kokpidh nga Kosova këtu të nisë predikimin me atë frazën e perverse "Se ju të Shqipnisë ...." ........
Kosovaret me budallallekun dhe urrejtjen qe kane vjelle ndaj Shqiperise, dhe armiqesimin me cdo vend perendimor, dhe vyshkjen demografike, duket e pashmangshme qe per 5-10 vjet ti rikthehen Serbise. Sepse dhe tani, sipas rezolutes 1244, quhen krahine Serbe. Republika Arktsah ne Nagorno Karabak qendroj si shtet pjeserisht i njohur shume me teper se Kosova, 30 vjet, dhe erdhi momentin ne 2020 dhe 2023 kaluan prape ne Azerbajxhan edhe u harrua
Numerimi mbrapsht ka filluar?
Qe nga java e pare pas shpalljes se rezultateve nje i quajtur prof analist dhe kshilltar i qenevit, ramabaja çdo nate ne debat plus ne tv Dukagjini deklaron se sipas informatave qe ai ka (nga tanjugu) se mbrenda dy ditesh kuvendi do behet dhe allbulena do te behet kryetare,por ja qe kaluan 5 muaj dhe allbulena su ba,po siq shifet qe nga dje komanden e ka marre gjeneralja e ushtrise se vdekur presednike osmanka dhe sot ja paska vene kapakun me takimin sy me sy me kumaricen kusari qe siq dihet eshte shefe e grupit kriminel te quajtur vetvendosje por sot qenka e.ftuar si kryetare e nbe partie qe nuk egziston prandaj qe neser zgjidhja do bahet sepse kater vota te listes serbe ja ka siguruar magjupi elber krasniqi e te tjerat ja siguron kumarica kusari poashgu nga lista serbe pas miratimit nga osmanka,neser e paska qeeshine mbi torte kriminelin peci speci ndoshta ja ka pregadit ndonje subvecion sepse siq dihet edhe osmanka ka nje ferme me magar si kshulltar, cirku vazhdon deri ne poshtrim.