Keyeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një postim lidhur me takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka bërë të ditur se në qendër të bisedimeve kanë qenë marrëveshjet bilaterale dhe zgjerimi i tyre në fusha të reja bashkëpunimi.
Në reagimin e tij, Kurti thekson se dy qeveritë diskutuan mbi mundësitë për të shfrytëzuar më mirë potencialet ekzistuese, si dhe mbi sfidat e përbashkëta që kërkojnë koordinim më të ngushtë institucional. Sipas tij, thellimi i bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror është thelbësor për t’u shërbyer më shumë qytetarëve në të dy republikat.
Kryeministri i Kosovës nënvizoi se mandatet e ripërtërira të dy qeverive krijojnë një mundësi të re për të avancuar projektet e përbashkëta dhe për të forcuar bashkërendimin strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
POSTIMI
Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë.
Palo-vizita e Rames ne Kosove eshte(si gjithmone) me synime te mbrapshta, djallezore! Po kerkon te lere "kopilin" ne ferre! Do te nxjerre dhjame nga pleshti per hallin e vet! Si i pafytyre i pa ngjashem qe eshte, e keqperdori viziten me sukses! Nje skandal me vete "rrefimi" lidhur me zonjen Osmani! Ky do i qaje hallin zonjes presidente???!!! Ky i mendon politikanet ne Kosove si Taulanti, Bela, Spiropallja, Zegjineja...!!!! Nuk ke shpetim mor krye-rrugac, krye-pushti i shtetit shqiptar!!!!
Palloshi i Gjate hajdut me damke dhe CEO i krimit e i Oligarkeve ne Shqiperi, po rikthehet ne Kosove per te bere percarjene e rradhes. Kete rradhe pervec mjekrres ka veshur edhe nje pallto per t'u dukur si Ismail Qemali, kerkon te shperngule vemendjen nga mega-grabitjet, nga krimi i organizuar qe eshte ne cdo qelize te qeverise, nga Gys Agasi, AKSHI, Lubi Balluku dhe vetja e tij qe nuk po i mbarojne dardhat dhe fiqte qe bashkepunetoret e tij hane pas "shpine".
E paske prit këtë rradhë Herën e kaluar u mshef
Shqipetaret jane denuar per te patur kukulla ne pushtet , njeri flirton me Serbine dhe tjetri me Greqine .!!!!!!.....Interesant...... Kosova e shpall shefen e inteligjences bashkepunetore te UDB dhe nuk e lejon t'a ushtroje detyren , tjetri e bene drejtuese te sherbimit "sekret" te Shqiperise , kjo eshte jashte imagjinates , deshiroje nje pergjigje te sinqerte nga komentuesit.............
Kurti disa thone Kurtovitç eshte ai qe do bente bashkim kombetar po kur shkoje ne Lezhe i kujtua se fletore e Artisarit nuk e lejonte.