
Maqedonia e Veriut merr sot kryesimin njëvjeçar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Polonia, ndërsa detyrat e kryesuesit do t’i kryejë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.
Osmani tha se Maqedonia e Veriut si kryesuese do të fokusohet në ruajtjen e parimeve dhe obligimeve të OSBE-së dhe se një nga prioritetet e para do të jetë mbështetja për Ukrainën.
Duke i prezantuar prioritetet e tij të kryesimit në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Osmani tha në shtator se në një kohë kur OSBE-ja është nën prova serioze, është thelbësore të rindërtohet besimi reciprok dhe të tregohet vullnet politik për dialog për çështjet e përbashkëta të sigurisë.
Në takimin ministror të OSBE-së në Lodz në dhjetor, Osmani veçoi mbështetjen për Ukrainën si një nga prioritetet kryesore gjatë presidencës së Maqedonisë së Veriut.
“Përpjekjet tona do të përqendrohen në sigurimin e pranisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të OSBE-së në Ukrainë, duke ofruar mbështetje programore në të tre dimensionet përmes Programit të sapokrijuar të Mbështetjes së Ukrainës, si dhe dërgimin e një përfaqësuesi special të Kryesisë së OSBE-së për raportim politik”, ka thënë Osmani.
Ai shprehu gatishmërinë e tij për të vënë në funksion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e OSBE-së si kryetar, me synimin për të ndihmuar popullatën e prekur të Ukrainës në përballimin e sfidave që dalin nga kriza energjetike dhe ushqimore.
Vlen për t’u theksuar se Bujar Osmani është i dyti shqiptar në krye të OSBE-së brenda tre viteve, pas Edi Ramës si kryesues para tre viteve, ku iu desh të udhëtonte drejt zonave të atëhershme të luftës në Ukrainë, duke u takuar dhe me kryediplomatin rus Sergey Lavrov.
OSBE, e cila është me seli në Vjenë, u themelua në vitin 1973 dhe është organizata më e madhe ndërqeveritare e sigurisë në botë me 57 vende anëtare dhe 11 vende partnere. Maqedonia e Veriut kryeson atë organizatë për herë të parë.
Erdogan: nese Asmoni eshte "shqiptar" une i bie te jem ''autochthonus" nga Kurveleshi.........!!
Bujari është shqiptar kurse ti je "Pordhë me rigon".
O Bujar, kerko largimin e trupave ruse nga Donbasi dhe Krimeja dhe zhvillo te vetmen zjidhje paqesore me mbikqyrjen e OKB: Referendum Popullor se me ke shtet duan te administrohen banoret. Po keshtu edhe per serbet ne veri te Kosoves.
Edhe për Luginën e Preshevës dhe për shqiptarët në Maqedoni. Por, në fakt, Bujari nuk pyetet.
Hike per lesh dhe OSBE.
Ky vjen nga BDI (bashkimi demokratik per integrim),parti shqiptare qe vetem per shqiptaret nuk punon.Objektivi i kesaj partie eshte integrimi i shqiptareve ne institucionet dhe jeten sociopolitike maqedone dhe pastaj asimilimi i shqiptareve.Askundi ne kushtetuten eMaqedonis nuk permendet gjuha shqipe dhe shqiptaret por 20%.E gjithe kjo eshte bere me lejen e A.Ahmutit qe nuk e mohon por zgerdhihet (ne nje emisionTV).Shqiptaret nga Maqedonia jane popullsia me shpernguljen me te madhe per banor ne Europe.Invesimet e shtetit dhe te huaja ne Maqedonin perendimore jane 0.
E kujt poni rruhet ?