Provokon Vuçiç, nderon serbët që u larguan nga institucionet e Kosovës

9 Nëntor 2022, 13:10Rajoni TEMA

Provokon Vuçiç, nderon serbët që u larguan nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviç.

Gjuriç dhe Filipoviç u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliç”, pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Duke ua dorëzuar medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiç falënderoi Gjuriqin dhe Filipoviçin që, siç tha, “dëgjuan shtetin e tyre”.


“Keni bërë atë që jua donte zemra dhe keni vepruar me nder kur ju kanë penguar të kryeni detyrën, sepse as atëherë nuk keni dashur t’i shkelni ligjet”, tha Vuçiç.

Ai bëri të ditur se në dy ditët e ardhshme do të vizitojë Parisin, ku tha se do të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarë të tjerë evropianë, me të cilët do të bisedojë për, siç tha, situatën në Kosovë.

Vuçiç tha se autoritetet në Kosovë, duke zbatuar vendimin për riregjistrimin e makinave, kanë dashur të shkaktojnë incidente dhe të “poshtërojnë popullin serb”.

Ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime. Më 3 nëntor, autoritetet e Kosovës suspenduan Gjuriçin nga posti i drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme.

Pas kësaj, edhe zyrtarë të tjerë serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. I pyetur nga gazetarët se cila është e ardhmja e personave të larguar nga institucionet e Kosovës, Vuçiç tha se ata do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

“Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata”, tha Vuçiq.

Që nga paslufta, më 1999, në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviç – qarkullojnë makina me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat janë ilegale me ligjet në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, po përpiqet të bëjë riregjistrimin e tyre me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Por, shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri refuzojnë ta bëjnë këtë. Ata kanë edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, i cili këmbëngul në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kërkuan Kurtit shtyrjen e riregjistrimit të makinave, por, në vend të kësaj, Kurti doli me një plan prej tri fazash, i cili filloi të zbatohet më 1 nëntor dhe do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Në fazën e parë, shoferët e makinave me targa të paligjshme qortohen, në të dytën gjobiten me 150 euro dhe në të tretën do t’iu kërkohet të pajisen me targa provuese. Nga 21 prilli, ndërkaq, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS./ Rel

4 Komente

  1. K
    Kosovë

    Vućić ti jap nje dekorate edhe vellaut te tij Rames dhe bashk te futen ne Open By.he. Si dy gjatisha Open By.ha i ze brenda vetem ata te dy.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkelzeni djali i kriminelit

      Vucic ti jape dekorate non grates meqense ai e ka edhe gruan me origjine serbe

      Përgjigjjuni
      1. i
        illyrian

        Kush ka sy le te shikoj kush ka vesh le te degjoj, shkaku i cfare po ndodh ne kosove eshte kush eshte?

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Vucici pergezoi besniket e tij per zbatimin e urdherit te tij per largimin nga institucionet e Kosoves, dhe keto te dhuruara ne menyre te padrejte nga plani Ahtisari. Duan edhe unionin e komunave serbe qe te bllokojne kur te duan aktivitetin normal te funksionimit te shtetit edhe keshtu te brishte.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje