NATO e shqetësuar për situatën në Kosovë, Stoltenberg: Forcat tona të mbeten vigjilente

8 Nëntor 2022, 13:51Rajoni TEMA

NATO e shqetësuar për situatën në Kosovë, Stoltenberg:

Tensionet në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e sekretarit të përgjithshme të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka diskutuar për situatën si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ashtu dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar shefi i aleancës  në Twitter.

Stoltenberg shtoi se NATO dhe KFOR-i mbeten vigjilentë për situatën atje. Zyra e kryeministrit të Kosovës njoftoi se ai i kishte përcjellë kreut të NATO-s shqetësimin se “bojkoti i ditëve të fundit në fakt është i nxitur dhe i orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve”.

Ai e ka siguruar numrin një të aleancës më të madhe ushtarake të globit se Qeveria dhe institucionet e Kosovës “si gjithmonë do bashkëpunojnë, komunikojnë dhe bashkërenditen ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj”.

Vuçiçi nga ana e tij, sqaroi me një postim në Instagram tha se në bisedën telefonike me Stoltenbergun i ka përcjellë atij bindjen se “Prishtina në mënyrë brutale po shkel Marrëveshjen e Brukselit përmes veprimeve të njëanshme”.

Sipas tij, Kosova e bëri këtë duke pezulluar nga puna drejtuesin e policisë për rajonin e veriut, duke zbatuar vendimin “e paligjshëm” për targat e makinave dhe duke refuzuar që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pasi tha të gjitha këto, në fund shtoi se pavarësisht të gjithave Serbia dëshiron ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe është e përkushtuar për këtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, dhe insistojnë të shmanget përshkallëzimi i tensioneve.

5 Komente

  1. E
    E viva Nato

    furnizoni shqiptaret si bet me ukrainen te ulin veshet Hienat serbe , qe behen trima perball popujve te paarmatossur ,e kunder civileve . - Armatosini Kosoven si Ukraina te fitoj Paqen Ballkani nqs ju intereson .C'armatosja dhe mosamatimi i Shqiptareve ben Agresive Hienat rreth tyre e fillojn drogohen me sulmu . Ekujlibrat e Fuqise Ushtarake mes Shteteteve ne Ballkan eshte elemnti kryesore i Paqes mes tyre . Kte e dijne edhe femijet e kopeshtit nder shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pesimisti

      Ti viva nato je pak konfjuz sepse e shikon te keqen tek serbi dhe nuk shikon vehten. Edhe ne te bashkuar Shqiperi dhe Kosove mund te ishim nje ballancim i mjaftueshem ne Ballkan por Albini mendon se dy pupuj te ndryshem dhe dy shtete te ndryshme jane me mire se nje popull ne nje shtet. Nuk shikon ti qe Kurti ka krijuar shtetin RKS te populluar nga Dardanet? E keshtu po te vazhdoje te mendoje, do shikoje se Kurti edhe kaq i vogel sa eshte, eshte kethyer nje “gjembe ” ne bythen e perendimit…pra si mendon ti qe me mire nje gjemb apo nje hu ne bythe te perendimit. ….nuk behet stan me lepuj….

      Përgjigjjuni
      1. h
        ha ha ha

        Psismisti , komento temen jo Mua ,he me rruac .Me dukesh pak si ata pederastet e halese Kazanit qe disa i aujan Krimbat e janullatos ,qe na bojn gojore cdo dite ktu, sepse nji Shqiptare nuk flet ne te gjuhe pderash qe flet bytha jote _ Po na tregoga bytha e minoritarit graqir se ku eshjte e Keqja dhe ku e Mira e shqiptareve . Ju dridhet bytha o pederaste te perballeni si Burra ju shkrdhfsha rbt. Shko e bo gojore diku tjeter plehr

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hi hu

          Une nuk jam minoritar. Edhe ti haha, komento se cthem une jo kush jam une. Psh me spjego pse Albini eshte kunder bashkimit kombetar dhe leri trimerite …

          Përgjigjjuni
      2. K
        Kosova

        Keni te drejt vlla Kroacia kishte me shum serb se kosova dhe vendbanime sa dy her Kosova i vrau i perzuri dhe serbet kurr nuk kerkuan bisedime as asociacion me ta Kta nese i merr me te mir kurr ne jet nuk mund te arrish marrveshje me ta

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje