Tensionet Kosovë-Serbi, Nexhmedin Spahiu: Po shkojmë drejt luftës, bandat serbe do të sulmojnë veriun

7 Nëntor 2022, 21:20Rajoni TEMA

Tensionet Kosovë-Serbi, Nexhmedin Spahiu: Po shkojmë drejt

Analisti dhe politologu Nexhmedin Spahiu në një lidhje me Skype me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, e ka cilësuar mjaft të nxehtë situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Tërheqjen e zyrtarëve serbë nga të gjitha pozicionet në institucionet e Kosovës për Spahiun janë një paralajmërim i qartë për shpallje lufte.

Ai paralajmëroi se një nga skenarët e mundshëm është që bandat serbe të fillojnë luftën në veri të Kosovës, dhe më pas NATO do të sulmojë Serbinë.

Sipas tij e vetmja mënyrë që të shmanget lufta mes dy vendeve është vetëm ajo në rast se do të ketë një tjetër marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç të cilët do të dalin në fund fare me njohje reciproke, por kjo vështirë se ka gjasa që të ndodhë.

Xhokaxhi: Ishte e pritshme kjo situatë e tensionuar në Kosovë pas vendimit të zotit Kurti, dhe çafër sjell akti i deputetëve të listës Serbe?

Spahiu: Jo deri në këtë masë. Kjo që po ndodh është një akt lufte. Tërheqja nga të gjitha institucionet e Kosovës, ky është një veprim politik, tërheqja e gjithë policisë, gjykatësve, pranimi nuk duhet thjeshtë të kthehen por duhen konkurse, është një çështje shumë e rëndësishme. Kjo çështje është shpallje lufte.

Xhokaxhi: Përveç pjesës së aktit moral, ose aktit politik, për administratën në Kosovë çfarë ndryshon?

Spahiu: Minoriteti serb në Kosovë është i vogël 5%, në kuptimin substancial nuk do të ishte problem për ata që përbëjnë komunitetin shumicë, sikur ata që përbëjnë komb it të ishin shumë të aftë. Por në Gjykatat në veri të Mitrovicës, prokurorët më të mirë dhe gjykatësit më të mirë ishin ata të komunitetit serb, në këtë aspekt është dëmtuar funksionimi i shtetit të Kosovës. Kam dëgjuar policë shqip[tarë që thoshin kur çonim kriminelë luteshin që prokurorët të ishin serbë, pasi shqiptarët ishin të korruptueshëm. Në këtë kuptim Kosova është dëmtuar. Është një dëm që e ka kthyer Kosovën në vitin 1999 në kuptimin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë. Pse e ka bërë këtë Vuçiç? Pajtohem plotësisht me atë që ka thënë Kuyrti që e kamuflon refuzimin. Ai ka bërë zvarritje në dialog, por kur ëhstë vënë para ultimatumit o pranoje marrëveshjen o përfundon çdo gjë, ai ka refuzuar marrëveshjen.

Xhokaxhi: Deri ku mund të degradojë situata?

Spahiu: Në luftë, një skenar i mundshëm është ky, incidentet shpeshtohen, pastaj propaganda bën të vetën, intervenon shteti serb në Kosovë. Ndoshta fillimisht KFOR do ta tolerojë deri sa të ketë viktimë ndonjë ushtarak, dhe pastaj NATO do të sulmojë Serbinë, kjo është e vetmja zgjidhje nëse nuk ka ndonjë marrëveshje. Shpresa ime është mos Vuiçiç, Albin Kurti dhe ndërmjetës ndërkombëtarë janë marrë vesh që të acarojnë situatën, të frikësojnë popullatën, dhe pastaj të thonë që ja nuk u çuam në luftë dhe po miratojmë marrëveshjen. Ky është varianti më i mirë, variantin më të keq mund ta dijë Kurti dhe Vuçiç. Nëse nuk ka marrëveshje mes tyre është e pashmangshme lufta.

Xhokaxhi: Kjo çështja e targave që mbetet mola e sherrit, duket se zoti Kurti nuk kishte rrugë tjetër, nga ana tjetër dhe SHBA dhe Rama kërkojnë dialog. Në gjykimin tuaj do duhet të kishte një tjetër afat?

Spahiu: Çështja e targave është simbolike, por nuk është një çështje e parëndësishme, sepse Serbia kërkon të tregojë që Veriu i Kosovës nuk është Kosovë. Në Kosovë qeveria do të tregojë se Kosova është shtet sovran, në këtë garë se kush dominon ka ndodhur dhe gjithë kjo çfarë kemi parasysh. Pse dështoi ky proces? Dështoi sepse qeveria e Kosovës nuk arriti t’i konvertojnë të gjithë banorët serbë në targa të Kosovës, pasi bandat e Vuçiç nuk e lejuan atë, 5 makina u dogjën nga ana e këtyre bandave. Policia e Kosovës nuk mundi të kapë asnjë nga kriminelët, qeveria e Kosovës nuk u tregua e vëmendshme të kompensojë asnjë nga pronarët që iu dogj makina. Përderisa ti nuk je në gjendje të mbrosh qytetarët nga banditët, apo tu kompensosh dëmin, ti po kalon në hapin  që i detyron të tjerët me dhunë që të ndryshojnë tabelat. Ana e perëndimit u pa si një pazotësi e qeverisë së Kosovës të menaxhojë situatën dhe u kërkua ta shtyjë me 10 muaj. Kurti në pamundësi të tjera mori këtë vendim që mori dhe situata erdhi në këtë shkallë, ku tani ose një marrëveshje në momentin e fundit, ose zgjidhjen me luftë. Me luftë janë të gjithë humbës.

7 Komente

  1. M
    Mitrovivë

    Lista srpska eshte shume mire qe u largua nga institucionet e shtetit te Kosoves. Ata nuk perfaqesonin serbet qe jetojne ne Kosove. Ata edhe ashtu ishin kukulla qe pilotoheshin nga ćetniku Vućić, perndryshe vellaut te Edi Rames. Republika e Kosoves eshte shtet serioz. Me Albin Kurtin ska pazare ne deme te Kosoves. Ska Zajednice- srpska republik ne Kosove, ska komuna serbe. Republika e Kosoves eshte shtet serioz, sovran e demokratik. Kriminelet kadaldale do te hiqen nga institucionet e shtetit.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdari

      Rrofte e qofte Al Bin Shkurti dhe Osmanesha, se veriu i Kosoves ju ka lene shendetin!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Beuni gati ateher , mos hecni ne shqipri por luftoni mbroni vendin tuaj , edhe ju te ldks qe rrinit ne laprak te tiranes kur UÇKja luftonte kunder Serbit , nuk hecen me kjo loja juj , asmonja e para , ju nga pas luftoni per kosoven , me lloqe jeni atdhetar te pa pam ju , po afron koha proves dyt , me nje ndryshim qe sot mbroni sovranitetin e vendit tuj .

        Përgjigjjuni
        1. b
          bajate

          KJo fytyre e akademikut Nexhmedin Spahiu ka çpikur kombin kosovar, ta mesoj dhe Shaban Murati qe keput proçka sa eshte vete.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veq kjo shprehje të bëne të mendohesh shume

            KY ështe mentaliteti barbara i mallkume Turke, Otomanet. I lutasha Zoti që prokuroret të jen Serb se pse (Shqiptare) jane të korruptume. Veq kjo shprehje ështe për ti vëne dy duart në koke. Se pse edhe Serbet jane të varfer dhe marrin pak a shume të njëjtjen rroge si ate Turqit shqip foles se pse Shqiptare nuke jane por hajdute të flliqur Otomane.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cajupi

              Pse I jepni hapsire kesaj kerme, KY eshte me mut se serbet.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NA E XHDUKNI NGA EKRANET KETE TURKOSHAK.

                Ky eshte ai qe pretendon se kosvaret jan ete ndryshem nga shqiptaret! I quan " Konb kosovar". Ky lloji i hajvanit se bashku me Olsi Sazexhiun ne nje video ne You tube Rilindasit qe i dhane pavaresine Shqiperise i quante si tradhetar te perandorise osmane. Ky far monstre me ide neo otomaniste sot e kerkon mbrojtjen nga SHBA dhe Europa me pak fjale ha buken e frengut dhe ben davane e turkut1 Kjo fare kafshe duhet lene nen meshiren e hanxharit serb, por dicka e tile nuk mund te ndodhe per shkak se nuk mund te digjet i njomi se bashku me te thatin. Respekt per luften e UCK dhe partiotet e vertete shqiptare te Kosoves.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje