Daçiç: Nëse SHBA-BE s’i japin fund Kurtit, tregon se janë të pafuqishëm ose heshtin

7 Nëntor 2022, 12:15Rajoni TEMA

Daçiç: Nëse SHBA-BE s’i japin fund Kurtit, tregon se

“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’i japin fund Albin Kurtit, atëherë kjo është ose pafuqia e tyre, ose pëlqimi i tyre në heshtje”. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për RTS (Radio Televizioni Serb).

I pyetur nëse Perëndimi do të mund t’i bëjë presion Prishtinës, shefi i diplomacisë serbe thotë se askush në Serbi nuk e beson këtë. Ai deklaroi se Serbia nuk është palë në konflikt, por se po lufton për mbrojtjen e Marrëveshjes së Brukselit.

Ministri i tha Bashkimit Evropian se është edhe detyrim i tij që të formojë Asosacionin. “Unë i them BE-së se është edhe obligim i tyre që të formojnë Asosacionin, jo vetëm të Kurtit. E ka nënshkruar Catherine Ashton, nëse nuk është kështu, atëherë edhe mua më keni mashtruar”, ka theksuar Daçiç.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë  e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

 

4 Komente

  1. e
    emigranti

    Nese SHBA nuk I japin fund dyshes Vucic - Dacic atehere one jane te pafuqishem, ose jane pas ketyre veprimeve te koordinuara qartesisht nga Beogradi.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ky krimbi serb eshte mesuar me servila dhe sherbetore si Ram Thaci e compani Bravo Kurti dhe duhet tu qendroje fort ketyre qelbesirave serbe , dhe te mos terhiqet ne Reciprorictet

      Përgjigjjuni
      1. r
        raimondkari

        O Raimond vlonjati , e mori provimin motra ore ???

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shmili i Pollogut

        SA I FUQISHËM LEH VALENSA, NEMETI, ZENSKY Falënderojmë ty, osana DAC-in që ua u tregon shiptarellave OPEN BAKLLAVA se kemi kryeministër të denjë për përballje me shovenizmin shka.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje