Hill paralajmëron prapë Albin Kurtin: Shtyjeni vendimin për targat!

6 Nëntor 2022, 18:10Rajoni TEMA

Hill paralajmëron prapë Albin Kurtin: Shtyjeni vendimin për

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, e ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesën e SHBA-së për Qeverinë e Kosovës për ta shtyrë vendimin për targat dhe ka kërkuar që çdo masë ndëshkuese ndaj pronarëve të veturave me targa KM të pezullohet derisa palët ta zgjidhin këtë çështje përmes dialogut.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill për N1.

Ai ka thënë se SHBA-ja pajtohet me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren”.

“Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, shtoi diplomati amerikan.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që “të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim”.

“Të dyja palët duhet të tregohen se janë të gatshme, të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.

Ndërsa të shtunën, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për Albanian Post, iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë menjëherë, pa vonesa, vendimin për targat dhe t’i suspendojnë masat e shkallëzuara për qytetarët serbë.

6 Komente

  1. M
    MJAFT me me qendrim e antishqiptare. Keshtu nxitet

    Zoti Fore Helli, a me trego dot se cfare te drejtash ka cenuar shteti I kosoves ndaj pakicave kombetare serbe? Sikur popullsia shqiptarè e presheves Bujanovsit dhe kudo ku ka shqiptarè ne serbi, te kerkoje te mbajne targa te kosoves, si do te reagonte qeveria serbe dhe, ju, zoti helli, a do te kerkoni te njejten gje prej qeverise serbe?

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ortega

      MJAFT...edhe sikur shqiptarët e luginës të lastrohen e të cmenden: të mos paguajnë asgjë, me paratë e perëndimit t´iu ndërtohen shtëpia, me banim falas, të djegin makina me targa të Shkinisë dhe të ju t´i trajtoni se janë të rrezikuar nga cmenduria, Rusia do heshte ? sic po heshtni ju "miqtë" perëndimorë cinikë.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tata luigji

      E mor Hil si po ju vine punet nuk duken mire, sali non grata u pjerdhi vendimet tuaja,Albin kurva po ashtu,dodikj, njelloj, putini po ju peshton shurren, me duket se qellimi i juaj eshte ta beni europen te pabanuar siq po behet ukraina, Reputacionii juaj ishte deri sa interneti nuk kishte dal dhe ju ishit zoti ne toke,tani kemi salih bin ladn qe po ju dhjet ne non grata Hil merreni me long se mishi ka mbaru

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edioti

        ShBA-ja e ka ambasadorin e saj ne Prishtine ,e ai nuk quhet Kristofor Hilli!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Eshte e vertete qe Kristofor Hill nuk eshte ambasadori Amerikan ne Prishtine por jo pa qellim eshte derguar ne Beograd Kur u vendosen mardheniet diplomatike me USA ka qene keshilltar apo sekretar i pare i Ambasades Amerikane ne Tirane dhe vetkuptohet qe Tirane-Prishtine-Beograd eshte nje trekendesh qe duhet stabilizuar per te miren e te gjithve pasi konfliktet do na kthenin 100 vjet prapa.Udheheqja mediokre e Kosoves duhet te degjoje se c'thote komuniteti nderkombetar dhe jo te udhehiqet nga motive inatcore sidomos me Shqiperine gje qe Albin Kurti dhe sidomos Vjosa Osmani kane manifestuar prej vitesh prandaj dhe Amerika komunikon me shtetet e ballkanit apo ato shtete qe ka probleme nepermjet ambasadoreve.

          Përgjigjjuni
        2. O
          Ortega

          ...dhe ti Roberto dhe komunistë si ti, të mos hapësh bythën Beogradit e mos të dërgoni lavire politike në Beograd në KOLAUDIM HIBRIDIZIMI

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje