
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet.
Ai i ka bërë këto deklarata pas vendimit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.
Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.
“Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.
Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe, ka thënë më 5 nëntor se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.
Në deklaratën e BE-së është përmendur po ashtu kërkesa ndaj autoriteteve të Kosovës për të shtyrë afatin e riregjistrimit të makinave dhe që të pezullojnë masat ndëshkuese ndaj pronarëve që kanë makina me targa serbe.
“Çështja e targave mund të zgjidhet nga palët në kuadër të dialogut”, është thënë në deklaratë.
Sigurisht qe cdo gje qe eshte aritur tani rezikohet sepse idjotet Kurti Osmani gjithmone veprojne sipas mendjes tyre duke fajsuar gjithmon kundeshtarin dhe duke mos degjuar aleatet BE SHBA...
Zoti Cife Burreli nje pyetje per ty:-ne vende e BE sa kohe lejohet te qendrosh me targa te huaja, qofte edhe me targa te vendeve te BE. Per ta kuptuar :-marrim Spanjen si shembull. Nje qytetar bask ka ne prone si nje making me targa gjermane. A ka ligje qe è detyron te kalojne me targa spanjolle.?Sa kohe lejohet te ruaje targat gjermane? Qendrim juaj ndaj kosoves eshte armiqesor. Kjo nuk eshte ceshtje targash, eshte mosnjohje è shteti te pavarur te kosoves. Qendrimin e politike spanjolle per mosnjohje te kosoves se pavarur, ju personalisht po ja bashkengjisni Komisionit Europjan, ne emer te te ciles flisni. KY organ, ne rradhe te pare, duhet te respektoje pavarsine e nje shteti te caktuar. Po' sikur, shqiptarè e Presheves, Bujanovcit te kerkoje targa Kosova re, si do te vepronit ju, zoti Cife Burreli me zonjen Fenda Lajes? Une do ti kerkoja shqiptarève te krahinave shqiptarè ne Serbi te ngrihen ne kembe dhe te shpallin reciprocitetin me serbet e Listes se Beogradit. Ndryshe Kosoven e pret ukraina si fenomen.Ushtria serbe eshte gati Nuk Jane te rastit keto ngjarje:-republika serbe ne Bosnje, "asocacioni" I republikes serbe ne kosove. Lufta eshte ne PRAG. Qendrimi European? "jemi te preokupuar me Ukraine, nuk KE I kohe per kosoven, ndaj kjo te shtyje afatin e targave"
@km Po te kishte halla koqe do quhej axhe…mos e krahaso Kosoven me shtetet e tjera se tregon qe je indorant…
Dukesh vertete qe je trap. Kosova ka shpallur pavarsine. Ne Europe Jane VETEM pese shtete dhe ti Trap, gjashte, qe nuk e njihni. Ato qe nuk è njohin e Kane nje hall, Kane problem è Nacionale dhe separatiste. Une è njoh pavarsine e kosoves. Si shtet i pavarur edhe KE dhe Cife Burreli nga spanja duhet ta njohe. Po' ti c'hall KE qe nuk e njeh kete pavarsi? Mos te duket gje si "zemra e Serbise"?