NATO: Gati të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti në Veri

5 Nëntor 2022, 22:00Rajoni TEMA

NATO: Gati të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti në

Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi se Aleanca përmes KFOR-it mbetet vigjilente dhe është e gatshme për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtari i NATO-s, duke cituar statusin e tij në Twitter.

Thirrja e tij pas bisedës me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak ishte: “Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin”.

Kjo, lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiç, u dorëhoq nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe Policia.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi Rakiç pas takimit.

Në anën tjetër zyrtarë të Policisë së Kosovës, pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet kanë larguar nga trupi i tyre uniformat e Policisë së Kosovës.

2 Komente

  1. T
    Turpi yne.

    Kurti dhe Vuciqi e ben tym e flake Kosoven! Ne kete tym e flake une e di cili do jete hapi tjeter i Vciqit. Serbet e Kosoves do bejne referendum per shkeputje nga Kosova. Pikerisht per kete punon Vuciqi. Ai keshtu ben nje pushtim paqesor te Veriut njelloj si Putini qe beri referendum ne pjeset e pushtuara te Ukraines. Kurti ben si me i zgjuar se perendimi, por ne telb eshte sherbetor i perulur i Vuciqit. Ai po ben saktesisht cfare i kerkon Vuciqi. Ben sikur mburret me "topet e amerikaneve", por ne thelb punon nen rrogoz per tja dhene falas veriun. Kjo ishte edhe arsyeja qe kundershtoi Thacin per shkembim teritoresh. Kundershtoi ne mementin qe edhe Vuciqit i lindi ideja qe me mire te marre veriun pa shkembim territoresh. Kete edeklaroi edhe sot...Ftakeqesia jone ne shekuj ka qene spiunlleku dhe servilizmi ndaj te fortit. Shembulli tipik ka qene Haza Kasterioti dhe me i fundit eshte Kurt rrupalla. Saliu eshte nje tjeter hero ne kete lapidar!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      NATO po mbjell lufte gjithandej Europes dhe Botes, ne vend te REFERENDUMEVE POPULLORE. Komunat serbe ne veri te Kosoves duhet te bashkohen me Serbine; Kosova duhet te shkeputet lufta me Serbine dhe te bashkohet me trungun ame-Shqiperine.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje