
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.
Pas vendimit –të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan - dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri.
Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Nenad Gjuriç.
Vendimi i qeverisë së Kosovës:
Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë do t’u shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.
Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
Skenar i VV perktasisht Vuciq - Kurti - Osmani. Nuk i perfillen kekresat e SHBA dhe te miqeve tane perendimor por iu nenshtruan interesave ruso serbe dhe tash sigurisht qe do te gjujzohen dhe per te saten here do kerkojne ndermjetsim e shpetim nga ta qe i refizuan. Kjo Qeveri po na qone ne djalle me qendrime aspak politike dhe kunder kombetare.
https://www.youtube.com/watch?v=F8DLtKCs9RU
Nuk besoj se VV dhe Albin Kurti ka ndonje skenar me Vucicin por problemi per mua eshte tek Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Keta te dy jane trungjet e politikes KOsovare qe nuk hapin rruge perparimit te vendit te tyre por akoma merren me idiotesira ne nje kohe qe i gjithe komuniteti nderkombetar po thekson me force bashkepunimin dhe stabilizimin e mardhenieve midis Kosoves dhe Serbise. Ndonjeri mund te ngrihet dhe te tregoje krimet e Serbeve ne Kosove krime qe jane te denueshme dhe ne i dime por pa dialog,pa bashkepunim dhe pa pjesmarrje neper takime te ndryshme kjo situate nuk do ndryshoje ndersa sa me shume Kosova te afrohet me vendet e tjera te Ballkanit aq me shpejt do mbrrije njohja nga Serbia apo pranimi i krimeve te luftes. Une keshtu mendoj duke u bazuar ne shume e shume deklarata te politikaneve Europiane dhe Amerikane.
Le te largohen, aq me mire. Vetelargimi, si djegja e mandateve dhe braktisja zgjedhjeve lokale nga PD. Albin Kurti po ben gjene e duhur. Amerika dhe BE, ta ndaje shapin nga sheqeri. Kosova nuk e ka per borxh te vazhdoje 20 vjet, 50 vjet, 100 vjet terhiq e mos e keput. Po per te drejtat politike te Presheves, Sanxhakut, se edhe atje shqiptaret jane autokton, por per serbet e ardhur ne Mitrovice, kerkohet vetevendosje nga Serbia.
Se Mos vendos in te largohen fare nga Kosova drejt Serbise, ngaku i pruri Tito pas perzenies se shqiptarève drejt Turqise dhe Europe's ne kohen e tij. Kjo do jete" goditje e rende"per kosoven. Cdo te beje ajo PA listen serbe? Nuk eshte ceshtja si Ruset ne dombas e krime qe Jane ne trojet e Tyre. POR serbet Jane te ardhur, miq te padeshiruar te "bashkim-vllazerim-vallzimit" ne kurriz te shqiptareve
Kosovaret nuk u menduan kur i dhane votat ketij filo rusit Kurti.Ky nuk ka asnje interes qe kosova te jete shtet i pavarur sepse te tjere luftuan dhe dhane jeten e tyre dhe ky bashke me Osmanin po bejme ate qe pak kush ja merr mendja kthimin nen serbi se kur nuk degjon miqte do i zgjidhesh vet problemet me serbine