VIDEO/ Në shtëpinë e të moshuarës që u dhunua, e bija mes lotëve: Ishin tri hiena, nuk kemi më besim tek askush

3 Nëntor 2022, 22:25Rajoni TEMA

VIDEO/ Në shtëpinë e të moshuarës që u dhunua, e

Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës mbizotëron ende shoku për atë çfarë ndodhi. Për A2 CNN rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e dhunës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik.

Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar.

Për rastin e dhunës dhe të trajtimit çnjerëzor, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj autore e dhunës, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore, ku prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë.



6 Komente

  1. M
    Murati

    Turp per vajzen e saj qe ka braktise Nanen e vet. Turp i madh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alba

      Pergjithesisht, azilet private të të Moshuarve jane shume shtrenjte (në Shqiperi, minimumi 700 mije leke në muaj), keshtu qe personeli i trajtohet shume mire klentet, se ka interesin e lekeve. Bej habi me kete histori në Pejë…

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rina

        Ah moj te gjora qe po ju sprovon i madhi Zot me nje semundje te tille. E gjora plake dhe e gjora vajze dhe familja komplet. Nuk ka siklet ma te madh ne bote se kjo semundje. Te mbash ne shtepi nje njeri me kete semundje eshte sikur te ndalosh se jetuari 5 ose 6 vjet e me shume. Vajza duhet te lere punen dhe familjen e saj dhe ti perkushtohet 100% kesaj te semure. Ne teori eshte e lehte dhe shqipot fillojne bejne moral, por ne praktike eshte tmerr dhe mjere kujt i bie. Vajza ka burre, ka familje, duhet te shkoje ne pune te fitoje buken e gojes. Plaka do nji njeri 24 ore non stop ne sherbim te saj. Pervec atij stresi, pervec stresit dhe dhimbjes qe shikojne njeriun e zemres te dhunohet, familja duhet te duroje dhe intervistat mediatike dhe qindra komente te injoranteve prej Kosove, prej Shqiperie e prej diaspore qe masturbohen me celular ne dore duke bere moral e duke i gjykuar jo nuk eshte vajze e mire jo nuk eshte djale i mire, jo e do nanen, jo nuk e do nanen. A thu se nana e botes i dhimbset atyre ma shume. Shifni halet tuaja ore njerez te ndyre. Kush i gjykon kete familje Zoti jua dhante ne shtepi tuaj! Ta provoni se ça asht.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rina ke te drejte ..

          Rina keshila e juaj mese e Sinqerte dhe e drejte . Por ke haruar qe cilado Infermiere apo Infermiere qe i ka dalur per Zote ketij Prefesioni... Duhet ta beje me nder ,sikur ti sherbente pjestareve te Families se tyre .Pastaj Ajo tjetra ,,djali apo vajza duhet te Sakrifikoje gjithcka ne Jete per ti sherbyher Prinderve.. Jete e veshtire njerez te veshtire ,djali ka haritur kulmin . Zoti e ndimofte kete Familie dhe shume Familie te tjera .

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sara

          po, po, lincojini tani fajtoret... se s'paska pas krim me te madh se ky ne krejt viset shqiptare.... popull hipokrit...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Mos e ler kurre nenen larg syve. Shijoje per sa kohe e ke, se me vone...kur te mos jete mes jush... do te coptohet shpirti dhe nuk ke ku ta gjesh me. Jete te gjate i uroj nenes tende dhe tashme ne qetesi dhe paqe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje