
Sulmohet posta policore në Jasenovik, në kufirin Kosovë-Serbi. Policia kosovare njofton se mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat është dëmtuar rrethimi i godinës ku ndodheshin efektivët.
Zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), teksa ishin në ushtrim të detyrave të tyre në vendin e quajtur “Jabuke”.
Policia ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethimin e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.
Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.
‘Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftim.
Para do kohe, ne lidhje me deklaraten e Osmanit qe Serbia po nderton barrikada ne Veri te Kosoves komentova; Thirrje! 27 Tetor 2022, 14:35 Keshtu eshte kur je spiun i serbit apo amator ne politike. Pyetja qe une te bej eshte pse genjen qe eshte Serbia ajo qe po nderton barrikada ne Veri te Kosoves? Me sa di une keto barrikada do ngrihen nga qutetaret tuaj me origjine serbe. Valle, serbet nuk jane qytetaret e Kosoves, sic na derdellisni nat e dite? Ju sulet Thacit si hijenat se donte te "shkembente territoret" per te marre pushtetin, apo per te ndihmuar Serbine kunder Kosoves dhe tashme ankoheni si kalamaj apo si amator(zgjith e merr). Valle ti dhe Albini nuk keni jetuar ne Kosove ne kohen e Jugosllavise dhe valle sot zbuloni qe serbet kurre nuk behen shqiptare? Ka ndonje shqiptar si puna jote dhe e Albinit qe beheni serbe dhe punoni nen rrogoz kunder Kosoves, apo ndonje tjeter qe thot se ju shqiptaret e Kosoves nuk jeni shqiptare por dardan, njelloj sic kemi shqiptar malcore, myzeqare apo nga rrethinat e Prishtines. Je ti dhe Albini qe keni percare shqiptarizmen. Je ti dhe Albini qe beni sikur mburreni me "Topet e amerikaneve". Dili zot politikes suaj ose hapni rruge. Lejoni ata qe dine dhe jane trima te luftojne kancerin e quajtur Serbi. Serbia ka mataztazat e saj ne Kosove(perfshire dhe ty me Albinin) dhe ju si amatore apo si spiune nuk doni qe doktori nga Amerika te operonte keto metastaza dhe secili ne vendin e vet. Futet Hashimin ne burg per interesat e Serbise qe jane edhe interesat tuaja. Bete sikur bashkepunuat me Sali Berishen qe dihet se kush eshte dhe na cate trapin me "patriotizmin tuaj" se Thaci po "ndante" Kosoven. Mjere ne qe nuk kemi shpetim.... I vetmi gabim ne kete parashikim timin ishte se nuk mendova qe serbet do kapnin pushket...Osmanoviq dhe Kurtovic vazhdojne te jene kokeforte ndaj kerkesave te Amerikes. Kalamaj te pasherueshem apo ekuacion me shume te panjohura?????