
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se ka një mobilizm të ushtrisë dhe xhandarshmërisë serbe, por beson se nuk do të ketë ndërhyrje në veri të vendit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sveçla nënvizoi se nëse diçka e tillë ndodh, Kosova ka institucionet e saj që janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe t’i dalin zot vendit.
Sveçla shtoi se Kosova ka mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve.
“Retorika nacionaliste serbe, në raport edhe me Kosovën, nuk ka ndryshuar nga vitet 80′ dhe 90′, ka një intensifikim të saj kohët e fundit. Një retorikë helmuese, me të cilën Vuçiç mundohet të arsyetojë veprimet e saj dhe të tërheqë vëmendjen e popullatës së Serbisë nga problemet e tyre. Ka mobilizim të ushtrisë, ka edhe mobilizim të xhandarshmërisë dhe policisë, kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe vigjilent, por jo të frikësuar.
Kosova është e pavarur, ka institucionet e saj që janë të gatshme që ta mbrojnë edhe sovranitetin, edhe integritetin territorial të Kosovës. Jam i bindur që nuk bëhet fjalë për ndonjë inkurzion të ushtrisë apo policisë serbe në Kosovë. Por ne jemi të gatshëm që t’i dalim për zot vendit tonë. Kemi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve”, theksoi ai.
ah sikur... te Molla Kuqe serish....
Te gjithe e dime qe kemi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-. Pyetja per kete koqe eshte ne se eshte e vertete qe edhe BE dhe SHBA kane mbeshtejen e Kurtit? Lloarite e Kurtit qe mburret me "topet e amerikaneve", per te shitur pallavra, jane turpi i shqiptarizmes. Ne dallohemi per bese. Kurti po tregohet i pabese dhe i papjekur...
Edhe Ukraina si Kosova është e pavarur, ka institucionet dhe ushtrine e saj, por sovraniteti dhe integriteti territorial i saj eshte gjymtuar nga ushtria ruse e Putinit. Mos jini kaq te "bindur që nuk bëhet fjalë për ndonjë inkurzion të ushtrisë apo policisë serbe në Kosovë", por hiqeni nga posti i Kryeminstrit KERRICIN Al Bin ShKURTI.
Or tëj Gjilal Svelqa, or tëj hajvon i Albiniq Kurtoviqit, në se mendoni dhe vërtet shpresoni mbrojtien nga NATO dhe nga USA, pse nuk zbatoni “pikë për pikë” çfarë kerkon BE dhe USA ? Medemek jeni SHTET i PAVARUR, nderkohë mbrojtien e kerkoni nga të tjerë. Po pse nuk bëni si u thonë të tjerët ?! Siç po vijnë punët, Evropa dhe USA, po lodhen me ju o HAJVANË e PA KARAKTER, dhe shpejt, shumë shpejt, do tju kethejnë “në origjinë” - ashtu siç ishit - nën Sërbi dhe pastaj bëheni të urtë si qingja në rresht, duke u lëpirë bolet e bythën serbëve, mbasi vetëm ATA (serbët) ja u a kishin gjetur dermanin juve o funderrina, që qysh se erdhët ju të VV në pushtet, po degradoni gjithëçka u arrit nga UÇK të cilën ju e denigruat, masakruat, dhe po denoni në HAGË, udheheqesit e kesaje ushtrie të popullit Kosovar.
Edhe Leh Valesa nuk gëzonte mbështetjen e Perëndimit, bile edhe e anatemonin (mallkonin), pastaj e mitizonin.