Ministri turk kërcënon Greqinë: Athina e di mirë se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Ankaranë

2 Nëntor 2022, 10:43Rajoni TEMA

Ministri turk kërcënon Greqinë: Athina e di mirë se

Mediat greke raportojnë sot për një “sulm” të ri ndaj Greqisë, kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias nga ana e homologut të tij turk Mevlut Çavusoglu, pak orë pas incidentit me skafin turk në Samos.

“Mitsotakis premtoi të fokusohej në agjendën pozitive, por ai nuk e mbajti këtë premtim,” tha fillimisht Cavusoglu, duke folur në një aktivitet mbi politikën e jashtme të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Akuzat se Greqia po përgatitet të sulmojë Turqinë nënkuptojnë se Athina ka humbur mendjen, shtoi sipas Anadolu, ministri i Jashtëm turk, i cili me tone kërcënuese tha se “Athina e di mirë se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Ankaranë”.

“Ne nuk e pranojmë përpjekjen që është bërë dhe na ka bllokuar në brigjet tona”, shtoi ministri i Jashtëm turk.

Siç raportojnë mediat turke, Mevlüt Çavuşoğlu iu referua edhe pamjeve me emigrantët në Egje dhe Evros dhe argumentoi se “Greqia u përpoq të na diskreditonte me foto dhe dokumente false. Ne iu përgjigjëm me dokumente”.

Retorikën e ministrit të Jashtëm turk, mediat greke e kanë cilësuar si nxitëse ndërsa shtojnë se “nuk mund të mungonin pretendimet e pabaza për mbylljen e xhamive dhe institucioneve nga Greqia.”

Lidhur me çështjen e hapësirës ajrore, Mevlut Çavusoglu tha se “është jashtë ligjit ndërkombëtar (përfshirë atë që Greqia mbështet për të drejtën e zgjerimit të saj)”.

“Greqia nuk është e sinqertë dhe e ndershme për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut lindor”, shtoi Tsavousoglou, duke akuzuar vendin se është përgjegjës për bllokimin e drejtësisë. 

6 Komente

  1. .
    .

    Ik o te qishesh arxhi muti, te dhjefsha mustaqet, ke 3 vjet qe kercenon i fshehur si lepuri prapa ferres. $$$$$ Aty i ke Greket 500 metra nga bregdeti Turk, cfar prisni ?

    Përgjigjjuni
    1. @
      @@@@

      I thote jevgjiti grek.....jevgjitit turk.. ...arrixhinj.....hahahahahaha.....e forte fare.....

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pontiakpseudogrek

      Futini harin Halellades se e kane shume qejf

      Përgjigjjuni
      1. N
        No Warr

        Nji Sulm i Ushtrise Turke mbi Greqine do ishte fatale jovetem per Shtetin Grek dhe do prishte ekujlibrat brenda Nato-s ,por do shumfishonte Krizen ne Ballkan ! - Mendoj se gjithcka duhet te zgjidhet ne Tavolin per hir te Paqes . Te behen matje sa larg Greqise e Turqise jane ishujt dhe sipas rregullave Nderkombetare ti jepen Turqise ne tavolin te gjithe ata ishuj qe jane me prane saj ,sepse ne fund te fundit ,ata nuk jan ishuj grek ,por ju dhuruan Greqise mbas perdenimit te Perandorise Turke siedhe nji Siperfaqe e Madhe e Teritoreve Shqiptare qe tashme te gjithe i dijme mire . Sot , eshte koha qe mosmarrveshjet dhe Gabimet e se Shkuares ,te sqarohen me qellim qe popujt e Ballkanit te jetojne ne Paqe e bashkpunim te Plote . _mendoj se Ministri Turk thot nji te vertete dhe qe duhet te merret seriozishte nga pala Greke ,nqs duan te rrezikojne fundosjen e humbi vula Greise si Shtet bashke me Prrallat e Omerit

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Ik mor trap dhe lexo historinë. Po Konstandinopoja, Smirna dhe gjithë perëndimi i Turqisë së sotme a nuk u pushtuan nga turqit ? E që më vonë dëbuan miliona grekë nga shpitë e tyre ? Si qënka ishujt grekë të Turqisë kur gjithë perëndimi i Anadollit ka qenë grek ? Turqit duan hurin në bythë e ti çosh në mongoli ku e kanë prejardhjen. Rracë e ndyre.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Romak

            Grek?Kur? Ka qene Romak dhe i qyteterimeve te tjera para tyre

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje