SHBA: I kërkuam Kosovës shtyrjen e plotë e jo të pjesshme të vendimit për targat

1 Nëntor 2022, 20:20Rajoni TEMA

SHBA: I kërkuam Kosovës shtyrjen e plotë e jo të pjesshme

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës shtyrjen dhjetë muajshe të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe jo shtyrje të pjesshme.

Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. 

Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës një shtyrje të plotë”, tha ai duke theksuar se po vazhdojnë diskutimet me palët në rajon dhe më Bashkimin Evropian.

Nga e marta autoritetet në Kosovë pritet të zbatojnë vendimin e qeverisë për konvertimin shkallë – shkallë të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, ndërsa ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi gjoba deri në 150 euro pas datës 21 nëntor për ata që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia. 

Sipas kësaj ministrie nga data 21 Janar 2023, ata duhet të pajisen me targa të përkohshme ndërsa pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet lëvizja e tyre brenda territorit të Kosovës.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të modifikuar afatin që pritej të fillonte nga nesër, ndonëse u pa si lëshim ndaj kërkesave perëndimore nxiti shumë reagime.

Zëdhënësi Price ritheksoi të hënën në konferencë me gazetarë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” dhe e “të shqetësuara” që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit të vendimit.

Përfaqësuesit politik të serbëve kritikuan vendimin e qeverisë së Kosovës ndërsa paralajmëruan rezistencë ndaj gjobave të mundshme pas 21 nëntorit.

Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë e vendit për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit duke mos përfillur kërkesat e aleatëve në një periudhë kur janë shtuar përpjekjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

7 Komente

  1. O
    Ortega

    Dejá vue! Kur do bëheni kategorik ndaj shkive që Ju urrejnë dhe ju poshtërojnë, duke na pasur neve shqiptarëve Rrugë Transit drejt jush - ShBA. Kështu vepronit edhe me Ukrainën dhe tash

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi

      Ti Ortega je tipik mosmirenjohes! Valle nuk ishte Amerika dhe NATO qe i tregoi vendin "shkive"? Ne thelb ti ngateron rradhen dhe sirane. Eshte koha qe Albini te degjoje dhe jo te mesoje Ameriken. Nuk eshte Kosova dhe aq me teper ti qe te bejne politike boterore dhe te na tregojni se kjo Amerike eshte e uritur per shqiptaret qe te vene ne Amerike, sikur ne shqiptaret jemi popull i vecante!. Nje deklarate e tille eshte idjote dhe pa kuptim. Amerika ben politike boterore dhe ne kete kuader, ajo eshte edhe mikja me e madhe e shqiptareve sepse edhe interesat na perputhen. Ti Ortega per hir te Kurtit dhe Sali Berishes je gati ti tregosh vendin Amerikes dhe haron se po te mos jete ajo, "shkiu" do jete ne vatren e shtepise tende...Fatkeqesi qe populli yne ka ne gjirin e tij edhe bastade te tipit tend!

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ortega

        TI Agim, ti shumë e më shumë se pa Amerikën (falë edhe AUSTRISË-Ungarisë) ne do ishim total "Kurdisan", provinca të shpërndara nëpër ILIRI. Në kopshtin e shtëpisë sime valon edhe flamuri i USA, si akt mirënjohjeje e përjetshme. Falë edhe Amerikës arritëm të ruajmë MINIALBANIA-n dhe të lirë në Dardani...por unë nuk jam nxënës i "mëmës parti" e të mos mendoj dhe shikoj cështjet me arsyen e aktualitetit. Amerika do që ne të jemi dhe ti të jesh edhe i denëj dhe të thuash gojën plot se zmbrapsja para intrigave të shkive "serbe" për ty se je për OPEN BAKLAVA, vetëm inkurajon orekset shoveniste të tyre. Zgjatni edhe për 2 javë, zgjatni edhe 1 muaj, zgjatni edhe 2 muaj, pastaj edhe 10 muaj, pastaj edhe 2 vjet e pastaj. Ja me këso zgjatjesh ndodhi SREBRENICA, dhe do të ndodhte Dardania e shuar, po të mos i tregohej gardhi shkive. Plani jotransparent 10 -mujor, si zgjidhje e rrumbullakësuar nuk është gjë pos një hipotekë se shkiet do bëhen serbë të arsyeshëm, përmes favoreve (me miliarda para nga Perëndimi i urryer por me qejf të konsumuara nga Serbia ) është hipotezë që u argumentua e gabuar. Leh Valensa, Nemeti i Ungarisë, Tugjmani i Kroacisë, Zelensky i Ukrainës flasin mjaft argumentueshëm se pa vetëbesim e vendosmëri - kush nuk ta dëgjon hallin, por edhe Amerika.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agimi

          Faleminderit Ortega per pergjigjen. Kam respekt per cdo gje qe thua dhe kjo me jep shtyse te te pergjigjem perseri. Po mundohem te jap edhe une mendimin tim modest. Albin Kurti duhet te degjoje me shume se cthote Amerika dhe te heq dore nga "modifikimet" qe ai u ben planeve amerikane. Ketu nuk eshte vendi per histori te gjate, por ne kete rast Amerika e ka hallin ne "planin franko-gjerman". Amerika e mbeshtet kete plan. Thjeshte dhe shkoqur Amerika synon qe Serbise mos ti lejohet shkas per te sabotuar kete plan, i cili ne Serbi nuk pelqehet. Amerika dhe Evropa kerkojne qe Serbia te jape pelqimin qe Kosova te jete anetare e OKB. Besoj se e kupton se mbas kesaj zgjidhen edhe problemet e tjera...Shtyrja e afatit te targave eshte nje problem i vogel ne kete mesele dhe Albini gabon qe merret me vogelsira dhe nuk mundohet te kuptoje planin amerikano-evropian. Ne thelb ai me kete qe po ben ndihmon rusin dhe serbin per te acaruar situaten ne Ballkan. Nuk ma merr mendja qe amerikanet dhe evropianet jane naive dhe besojne se serbet do behen ndonjehere serbe te arsyeshem, por dipllomacia eshte shkence me e kompikuar se sa deshirat... Per mua Kurti vazhdimisht nen parrulla "patriotike" ka ndihmuar Vuciqin te dale i palagur nga maqineria shternguese e dipllomacise perendimore. A e ben kete sepse me kete politike " populiste" ai siguron votat, apo puna eshte shume me e komlikuar, eshte nje dicidure qe duhen 7 shejtane ta zberthejne....

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shmili

            Flasim cka na serviret në media. Përderisa një propozim jepet me një konstatim disafjalësh, ahere spekulimet janë pjesë e menysë spekulative.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shmil Pollogasi

              RESPEKT USA ! Të shprehësh një mendim e të mbash një qëndrim që për castin nuk përkon me vijë zyrtare të Administratës së USA, do të thotë se shpreh një sinqeritet dhe dicka të natyrshme si vëllau me vëllanë, miku me mikun, aleati me aleatin, qytetari me qytetarin, fqiu me fqinjin etj. Asgjë shqetësuese, por është dicka konstruktive që lë hapësirë për reflektime. Me siguri që Kurti vlerësohet për sinqeritetin dhe respektin e dashurinë nda USA, mbrojtësja e botës së demokracisë, qoftë edhe relative.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Polluga

                Ti Shmil qe mbiemrin e ke si serb po tregohesh demagog i math.Flet per sinqeritet por je maskara. Amerika nuk mund te jete nje mbrojtse relative e demokracise, por eshte mbrojtesja apsolute e saj. Vecanerisht ajo eshte mbrojtesja apsolute e Kosoves dhe nena e Kosoves. Ti qe relativizon Ameriken mendon njelloj si Ilir Metaj kur relativizoi Ameriken duke thene se "raketa ka edhe Rusia". I vetmi ndryshim midis teje dhe Ilirit eshte se ti je me shume maskara se Iliri dhe nuk thua qe edhe Rusia apo Kina mund te lujane rolin e mbrojtesit te demokracise ne bote. Ti Shmil ke shume helm ne shpirt dhe si gjarperi nuk ngjan fare me shqiptaret qe i thone mendimet hapur njelloj sic i tha bile dhe Iliri. Ti fshihesh si serbi per te ngulur thiken mbas shpine.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje