Çështja e targave në Kosovë, Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të jetë në gatishmëri

1 Nëntor 2022, 11:22Rajoni TEMA

Çështja e targave në Kosovë, Vuçiç

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë.

Ai tha se urdhër për këtë ka dhënë presidenti i këtij vendi, Aleksander Vuçiç.

Lajmi vjen pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në orët e para të së martës se Policia e Kosovës, nga 1 nëntori, nis me zbatimin e planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, që i lëshojnë autoritetet serbe.

Ky plan pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Serbia, e cila ushtron kontroll mbi serbët në veri të Kosovës, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Vuçeviq tha për Televizionin Happy në Serbi se Vuçiç, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar ushtrinë serbe që ta ngrejë nivelin e gatishmërisë luftarake në atë pikë që të mund t’i përgjigjet çdo detyre.

“Serbia është një vend serioz. Ajo merr përgjegjësi për të gjitha problemet e mundshme”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se, mëngjesin e së martës, është bërë qortimi i parë për targat.

“Kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se ne jemi të dobët, se mund të na maltretojnë dhe poshtërojnë. Ajo që duhet ta dijë populli, është se ushtria serbe është shumë herë më e fortë seç ka qenë, meriton respekt… Ne duhet të punojmë për më shumë staf, për armatim më të madh, për trajnim të forcave rezervë. Ne nuk po përgatitemi për luftë, por nuk mund të jemi plotësisht të papërgatitur për gjithçka që ndodh”, tha Vuçeviç.

Targat që i lëshojnë autoritetet serbe, konsiderohen të paligjshme në Kosovë, por ato janë toleruar në veri të Kosovës që nga paslufta, më 1999.

Ndërkaq, serbët në pjesë të tjera të Kosovës ka vite që i kanë regjistruar automjetet e tyre me targa që i lëshon shteti i Kosovës.

Çështja e targave është bërë shkas i tensioneve në veri, verën e kaluar, kur disa serbë lokalë janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

Për të qetësuar situatën dhe me sugjerimin e komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit deri më 1 nëntor.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar sërish shtyrje, edhe për dhjetë muaj të tjerë, dhe janë shprehur “të zhgënjyera” me mosveprimin e Qeverisë sipas kërkesave të tyre.

4 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare Sali

    30 vjet Shqiperia nen terrorin e Berishes. Sa here ka ngjarje dhe kercenim nga serbija ndaj shqiptareve, po aq here vepron dhe Daktorri! Te jesh nga USA apo Britania, njerez si Saliu i bejne te mendojne disa here, pse duhet ta perkrahim nje popull te tille? Ne lufte ja mbath e nuk eshte asnjehere gati e kur duhet te jete qetesi, zhvillim e pune eshte pothuajse ne lufte civile?!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vucici eshte nji karagjoze Serb

      Si s'ka frik fare ky Klloun Politike se do haje noj Rraket bythes ?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisnik

        E mobilizon ushtrinë për targa e thotë Kosova mund të bëhet pjesë e Open Balkan! Natyrisht, ky e mendon si pjesë të Serbisë.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Fisnik-Open Ballkan eshte nje shans i humbur per Kosoven, qe praktikisht te njihet si shtet i pamvarur prej Serbise. Sa i perket mobilizimit te ushtrise Serbe, kete gje Vucicet e kane per konsum te brendshem, pasi e dine shume mire se nuk mundet te kalojne kufirin qofte edhe nje centimeter, pa marre pergjigjen qe meritojne. Nese ne Serbi, targat kosovare quhen te jashteligjshme dhe mjeteve qe kalojne kufirin per ne Serbi u zevendesohen ato me targa serbe, perse Kosova nuk paska te drejte qe te perdore reciprocitetin dhe ti ndryshoje targat serbe me ato kosovare? Sipas viceve te Serbise, m.q.s. ata nuk e njohin Kosoven, targat e saja apo edhe dokumente te tjera me shenjat e saja shteterore u dashkan zevendesuar, e njejta ndodh me Kosoven, qe nuk e njeh shtetin e Serbise dhe sipas se njejtes logjike targat serbe duhen zevendesuar me ato kosovare ne territorin e saj. Ata qe po e vuajne kete loje te qelbur jane qytetaret ne te dyja anet e kufirit, me te cilet po tallin menderet pushtetaret e te dyja vendeve.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje