Tragjedi greke në Kretë: shkëmbi bie në dhomën e hotelit

30 Tetor 2022, 22:00Rajoni TEMA

 

Tragjedi greke në Kretë: shkëmbi bie në dhomën e

Një shkëmb i madh ra nga një kodër dhe shkatërroi dy dhoma në një hotel bregdetar në ishullin grek të Kretës, duke vrarë një grua sllovene në gjumë dhe duke plagosur djalin e saj të vogël, tha policia.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Markos Studios, një kompleks dhomash me qira në plazh, i ndërtuar nën një shpat shkëmbor në Ierapetra.

Familja duhej të kthehej në vendlindje të dielën.

Policia tha se guri shkatërroi dy dhoma.

Burri 51-vjeçar i viktimës ishte në një dhomë tjetër dhe nuk u lëndua, raporton Reuters.

Një grua 47-vjeçare dhe djali i saj tetë-vjeçar janë varrosur nën rrënoja.

Rreth 50 zjarrfikës dolën në terren dhe arritën ta shpëtonin djalin pas një ore gërmimi nëpër rrënoja. Nëna e djalit është gjetur e vdekur.

Lini një Përgjigje