Si e sheh Britania e Madhe propozimin franko-gjerman për Kosovën?

30 Tetor 2022, 21:50Rajoni TEMA

 

Si e sheh Britania e Madhe propozimin franko-gjerman për Kosovën?

Përfaqësuesi special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha se në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, çdo iniciativë e re, siç është propozimi franko-gjerman, vlen të merret në konsideratë dhe theksoi se dialogu duhet të çojë në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. palët, duke paralajmëruar se nga ana tjetër, statusi i pazgjidhur mes Serbisë dhe Kosovës është më i përshtatshmi për Rusinë, në kontekstin e konfliktit aktual me Perëndimin.

Ai ka përsëritur se Britania e Madhe është kundër shkëmbimit të territoreve apo ndarjes, duke iu referuar mediave nga Prishtina.

“Britania është qartësisht kundër tërheqjes së kufijve përgjatë vijave etnike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkëmbime tokash apo ndarje, ne nuk e mbështesim këtë. Çdo bisedë për ndryshime kufijsh sjell vetëm diskutime të padëshiruara në të ardhmen. Mbretëria e Bashkuar ka qenë e qartë se ne jemi kundër çdo marrëveshje që përfshin ndryshime kufijsh përgjatë vijave etnike. Për sa më përket mua, kjo nuk është në tryezë”, tha diplomati britanik.

Peach ka thënë se nuk sheh potencial për destabilizimin në Kosovë, dhe sipas tij, Rusia është përgjegjëse për mosarritjen e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Synimi i Rusisë është të mbajë Ballkanin Perëndimor, si zonë paqëndrueshmërie, në distancë nga BE-ja dhe NATO-ja. Për ta arritur këtë, nuk ka nevojë të destabilizohet Kosova, por vetëm të sigurohet që integrimi i saj ndërkombëtar të jetë në ngërç”, përfundoi Peach. 

3 Komente

  1. G
    Gjergj Ora

    Mendimi i perfaqesuesit anglez mendoj se eshte shume i sakte

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pesimisti

      Per mua perfaqesuesi anglez e ka gabim per nje ceshtje dhe eshte drejte per ceshtjen tjeter. 1-Menyra e zgjidhjes se problemit sipas vijave etnike(shkembimit te territoreve) do ishte zgjidhja ideale si per Kosoven ashtu dhe per Serbine. Nga ana tjeter kjo zgjidhje eshte me dy presa. Per Evropen eshte "Kuti e Pandores", ndersa per Ameriken dhe Rusine eshte zgjidhje e mire. Kur bisedohej ne ate kohe si Thaci ashtu dhe Vuciqi ishin dakort, por ajo qe i dha goditjen kesaj ideje ishte populli serb. Ai ne asnje rrethane dhe ne asnje menyre pranon qe Kosova te jete jashte Serbise. Historia dihet se si Vuciqi nderoi mendje dhe ishte Sali Berisha me Kurtin qe e shpallen kete ide si "ndarje te Kosoves", duke ndihmuar Vuciqin per te dale nga bisedimet dhe ne te mbanim pergjegjesine... Qendrimi i Saliut dhe Kurtit ishin ne te njejten dinamike me qendrimin e Vuciqit. Fillimisht si Saliu ashtu dhe Kurti nuk po kundershtonin, por ne kohen qe Vuciqi nderoi mendje ata e shpallen Hashimin tradhetar.... 2-Ne kundershtim me idene e ketij perfaqesuesi se nuk ka rrezik per destabilizimin e Kosoves, Kurti i bie tamburase tjeter se Kosova eshte ne rrezik. Po te njejten gje ben edhe Vuciqi kur thote se populli i serb i Kosoves eshte ne rrezik ne Kosove. Pra bie ne sy se si Kurti ashtu edhe Vuciqi udhehiqen nga hunda nga Putini dhe bejne politiken e acarimit te situates...Qe te mos zgjatem, eshte fatkeqesi kombetare se si Kurti eshte kethyer ne nje gjemb ne bythe te Amerikes dhe Evropes dhe rreshtohet me politiken e Putinit. Fatkeqesi tjeter eshte se populli shqiptar i Kosoves influencohet me shume nga hakmarrja se sa nga llogjika. Kete e shfrutezon Kurti qe nuk le vend pa u shitur si "kerrici para gomarit" dhe meson Ameriken se si te veproje. Shumica ne Kosove mendojne se Kurti mbron te drejten e zemres se "coptuar" Kosovare dhe jo te prespektives per te pare perpara...Ne kete lufte midis te drejtes naive shqiptare dhe dredhive inteligjente serbe, Kosova eshte kethyer vend i spiuneve serbe te cilet hiqen si patriote shqiptare. Ne fund te fundit cdo popull meriton ate qe kerkon! Nuk na e ka njeri fajin qe ne si andej dhe ketej kufirit mbeshtesim fuqishem spiunet e serbit dhe rusit dhe jo politiken amerikane dhe evropiane. Kurt rrumpalla u rrezua njehere nga Amerika dhe ne e zgjodhem perseri! Sali Berisha eshte shpallur non grata dhe ne bejme fajtor Ameriken! Popull qe urren dhe qe syte i ka te mbuluar me balten e miopise....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmili

        EVROPA, or mik, është vetëm një fuqi ekonomike. Evropa, or mik, nuk i di se ku i ka fijet në interesat e jashtme diverse, që do të thotë se nuk ka qenë kurrë unike në qëndrimin, ose qëndrimet ndaj problemeve ndërkombëtare. Evropa, or mik, si pasojë e prestigjit individual (lexo - inateve individuale) polli Rusinë e putinizuar dhe u bë ndrikull e fatkeqësisë Ukrainë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje