Ambasadori i Rusisë në Serbi: S’ka tregti mes Kosovës dhe Donbasit

30 Tetor 2022, 13:24Rajoni TEMA

Ambasadori i Rusisë në Serbi: S’ka tregti mes Kosovës dhe

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko ka thënë se pretendimet e analistëve perëndimorë se Moska do të “tregtojë” Kosovën në këmbim të Donbasit dhe territoreve të tjera, “nuk kanë të bëjnë me realitetin”, dhe se nuk mund të flitet për “tregti”.

“Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, i pavarur nga konjuktura. Ne avokojmë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme reciprokisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në koordinatat ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Harçenko, raporton Danas.

Ai tha se Rusia i është mirënjohëse ndaj Breogradit për “qëndrimin e saj parimor për distancimin” nga, siç tha ai, kufizimet e paligjshme anti-ruse, pra sanksionet e vendosura nga SHBA dhe vendet perëndimore.


“Sigurisht, do të ishte e padrejtë – dhe e gabuar, duke qenë se kemi marrëdhënie miqësore me Serbinë të bazuara në besim – të mos themi se rishikimi i kësaj linje do të na zhgënjejë”, theksoi Harçenko.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pati ritheksuar se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke marrë sërish si shembull vënien e precedentit në rastin e Kosovës.

Ai gjatë fjalimit në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në Petersburg kishte përsëritur deklaratat që pati dhënë disa ditë pasi Rusia njohu si të pavarura dy republikat në Ukrainë,

“Kur Kosova u pavarësua, nën presionin e shteteve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se nuk është shkel ligji ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara. Do të thotë se nuk duhet të pyetet qeveria qendrore për tu pavarësua. Ky ishte një precedent”, ka thënë Putin.

Putini po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

3 Komente

  1. C
    Cimi vlora

    Kosova sipas ish kushtetutes Jugosllave ishte krahine autonome. Republikat nuk ishin shtete me vete ,keshtu qe pavarsia e Kosoves nuk perben precedent per rastin e dombasit .Por eshte rast i vecante!

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Kosova ka qene pushtuar gjate shekullit te 14 nga Serbia dhe dhuruar per afro 1 shekull, qe porsa e lame, kesaj te fundit nga fuqite e medha te nxitura nga Rusia. Edhe tani eshte po Rusia qe kerkon eleminimin e Kosoves dhe te shqiptareve dhe fuqizimin e Serbise ne kurriz te tyre. Kosova eshte krahine e paster shqiptare qe s'ka lidhje me Serbine e cila gjate shekujve eshte rritur e zgjeruar ne kurriz te shqiptareve, trojet e te cileve dhuroheshin nga pushtuesi shekullor sa here humbte ne ndonje beteje me ruset.

      Përgjigjjuni
      1. i
        illyrian

        Ky zoteria ketu me pak fjale thote beni si them une e jo si bej ...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje