Daçiç për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë: Presion i madh ndaj Serbisë

30 Tetor 2022, 10:50Rajoni TEMA

Daçiç për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se “nuk i kujtohet” se ka pasur presion më të madh ndaj Serbisë që nga viti 1999 dhe shtoi se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për tetë muaj, “sepse ato nuk ishin në interesin e saj”.

“Ne duhet të flasim vazhdimisht me partnerët në Evropë dhe në Perëndim në përgjithësi dhe ne e bëjmë këtë. Presidenti Vuçiç është vazhdimisht në këto bisedime dhe tani do të jem më i përfshirë edhe unë si ministër i Punëve të Jashtme”, tha Daçiç për Kurir.

“Nëse në çfarëdo mënyre kërcënohen interesat tona, ekonomia jonë dhe stabiliteti ynë politik, ne do të shqyrtojmë vendime të ndryshme, por ato do të jenë vendimet tona dhe asnjë presion nuk do të ndihmojë”.


Daçiç theksoi se Beogradi mund të jetë vendi për bisedimet e paqes midis presidentëve rus dhe ukrainas “nëse ekziston një dëshirë e sinqertë nga të dyja palët për të diskutuar paqen në Beograd”.

“Serbia nuk ka kontribuar në shpërthimin e luftës, por mund të kontribuojë për paqen”, theksoi ai.

Duke folur për rizgjedhjen në krye të diplomacisë, ai u shpreh se është një “ndjesi e mirë” të rikthehesh në Ministrinë e Jashtme, si “kur kthehesh nga një udhëtim në shtëpi”.

Daçiç është emëruar javën e kaluar si kryediplomat i Serbisë.

Ai do ta zëvendësojë “diplomatin e sheqerit“, Nikola Selakoviç.

Ndryshe, Ivica Daçiç, i cili ishte kryetar i Kuvendit të Serbisë në mandatin e kaluar, do të rikthehet në ministrinë që drejtoi në qeverinë e Aleksandar Vuçiç-it dhe më pas të Ana Brnabiç-it, nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Ai ka qënë edhe Kryeministër i Serbisë gjatë periudhës 2012-2014 dhe ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit me Kosovën në prill të vitit 2013.

Megjithëse ishte ventrilokuisti kryesor propagandistik i Millosheviç-it, ai pretendon se e ka lënë pas të kaluarën e tij ultra-nacionaliste.

Po ashtu, Daçiç është më i fuqishmi socialist serb pas Millosheviç-it, njeriu që i kontrollon nacionalistët e majtë, pra i domosdoshëm në rast të ndonjë Marrëveshjeje me Kosovën.

 

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Siq dihet ky klyshi i millosheviqit eshte me origjine nga Prizreni,a mis eshte nje nga dajat e lul bashes meçe na doli se ishte "nip Kosove".

    Përgjigjjuni
    1. s
      sokoli

      Personifikimi i idjoti....ky i pari dhe me radhe Vulin ..Vucic dhe radha vazhdon no limits ...po ky eshte me diference te madhe nga i dyti .....dybek kryekoplet ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje