
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën e kontrollit në Komisionin e Sigurisë tha se një diplomat i huaj i kishte thënë se për të po përgatitej i njëjti skenar si për kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjinçiç.
Ai diplomat, thotë ai, i ka treguar se një skenar i tillë është përgatitur për të krijuar përshtypjen se ai nuk është likuiduar për shkak të luftës kundër krimit, por për shkak të lidhjes së tij me krimin.
Ai deklaroi se lufta e qeverisë së tij kundër kontrabandës së cigareve është e pa të metë dhe se situata me kamionin e cigareve që u zhduk “ishte një montim”.
“Unë jam gati të përgjigjem dhe të shkoj në burg, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e kontrabandës. Disa kanë krijuar perandori nga kontrabanda. Katër njerëz humbën jetën për shkak të kontrabandës së cigareve”, tha Abazoviç.
O Dritan, nese ke zgjedh rrugen e Gjingjiqit ke arsye te friksohesh sepse edhe ai ishte me dhe sero- ruset e me deklarata ishte pro perendimor dhe karrierist i smur. Ti, me deklarata je je perendimor por me vepra je me popin dhe lindoret serbo-rus kunder kombi Malazeze. Lindoret posa t`ua realizosh detyrat dhe qellimin ta bejne si Gjingjiqit, E. Martit dhe shume tjereve prandaj s`ke te drejt te ankohesh se vet e ke zgjedh rrugen, vete vendos dhe vete vepron prandaj askush nuk ta bene derte.
Mos u ban merak se nuk godet rrufeja mbi hitha.