Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave në ato të Kosovës të makinave të lejuara për qarkullim nga Serbia. E gjithë kjo për të shmangur tensionet e mundshme në veri të Kosovës, sidomos pas paralajmërimeve të serbëve të veriut se ata do të bëjnë rezistencë në rast se u konfiskohen targat dhe makinat.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi të enjten vonë (27.10) një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti nga i cili kërkoi shtyrjen e zbatimit të vendimit.
“Bisedova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja për targat, pa konfiskim apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për çuarjen përpara të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, shkroi Chollet në Twitter. Edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, shkroi se “është e rëndësishme të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për targat”.
Ai tha po ashtu se “ne dënojmë veprimet frikësuese apo hakmarrëse ndaj atyre që kanë konvertuar targat e tyre”. Vetëm në 24 orët e fundit sipas policisë u regjistruan tri raste të djegies së makinave dhe dëmtimit të pronave të qytetarëve serbë, që kanë konvertuar targat e makinave nga ato serbe në të Kosovës. Të hënën më 31 tetor skadon afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave me ato të Republikës së Kosovës për makinat e lejuara për qarkullim nga Serbia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM (Mitrovicë e Kosovës), dhe paralajmëroi “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon targat dhe makinat. Këtë deklaratë, Vuçiç e bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Sipas Vuçiq, “Plani i Kosovës është që ato vetura të largohen nga Kosova duke mos lejuar që të kthehen në territorin e saj”.
“Ajo me siguri do të hasë në rezistencën demokratike nga populli serb dhe shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe vrasjen e popullit të vet”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai “është i gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet”.
Megjithë kërkesën e komunitetit ndërkombëtar drejtuar Kurtit që ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat, kryeministri nuk duket që po lëviz nga qëndrimi i tij për zbatim të vendimit. Ai thotë se qeveria e Kosovës i merr shumë seriozisht sugjerimet e aleatëve, por, ka për detyrim respektimin e ligjit. Sipas tij, Kosova e ka bërë një shtyrje të afatit për targat nga 31 korriku deri më 1 nëntor. Ka kohë edhe pak ditë që të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, tha Kurti.
“Këto nuk janë masa kundër serbëve, por për serbët. Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë. Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, thotë Kurti.
Sipas tij, moskonvertimi i targave ilegale në ato të Kosovës origjinën e ka tek “fushata negative e Beogradit dhe aktet kriminale të dhunës në veri që po e vështirësojnë fushatën për konvertim të targave”.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Rendit të Kosovës afro 10.000 vetura me targa me akronime serbe të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Një ditë më parë ndërkaq, Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të situatës të sigurisë.
“Ajo për të cilën më së paku kanë nevojë Serbia dhe Kosova në këtë moment është të ketë më shumë tensione. Ato kanë nevojë për më shumë përparim në mënyrë që ta çojnë dialogun përpara”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Sipas tij, “të dy vendet duhet të punojnë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në dialog për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Ne po punojmë me partnerët tanë, jo vetëm ne si BE, por edhe partnerët e tjerë, si dhe me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të parandalohet çfarëdo përshkallëzimi”, tha zëdhënësi Peter Stano./dw/
KETU I JAP TE DREJTE KURTIT.BOLLE U TALLEN SERBET, RANE DAKORT PER SHTYRJE, DHE TASHTI QE MBAROJ AFATI HEDHIN VICKLA.
Kurti ka plotësisht të drejtë. Kosova ose është shtet ose nuk është. Nuk ka gjysmështet apo gjysmëgjel. Ka ardhur koha të ndahet shapi nga sheqeri një herë e mirë. Ndryshe, në rast se Perêndimi ka ndërruar mendim, serbët me komunat e tyre le të bashkohen me Serbinë. Falimenderit Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë për sa bënë deri tani dhe rrugë të mbarë.
Keta qe e cliruan kosoven ishte nje aksident per arsye qe pushtimi i irakut te kompesohej me intervenimin e natos ne kosove per te then se nu nuk sulmojm vetem vende muslimane por edhe te krishtera dhe ja ku jemi kosova ju ka mbetur ne dor si ai kopili pa nje baba,pra keta nuk kan vullnet qe ta cojn deri ne fund aksidetin qe ben pa vullnet plot dhe ju bejn presjon viktimave dhe i kan izoluar me keq se ata nu burgjet e kubes qe i mban amerika kjo eshte demokracia amerikane europjane per popullin e kosoves a ka ma trishtim se kaq dhe i thone nga zori miqesin me amerikanet duhet ti thuash derrit daje.
Kurti moti i ka heq mbathjet ne raport me Serbin dhe Vuciqin dhe kundershton miqte si SHBA, BE, dhe shtetin ame Shqiperine .Kjo eshte fytyra e vertet e tij mashtuese i cili shkon vijave te interesave serbo ruse per te blere kohe per ta dhe armiqte e Kosoves dhe te shqiptareve.
A e din kush Ku eshte mender me thane presednike osmanka qe nuk ndegjohet, e la kurrcin vetem,as ahmak konjufca nuk po shifet gjekundi, gomar abazi ka gjetur armiq ne VV-c,magar bislimi vetkenaqet me deklarata se e kthyen nga serbia kurse sfeklla siq duket eshte zhdukur, vallon murrati ka pune me te menqura se kercenimi nga serbia,eshte duke i ber llogarit qe ti denon mesuesit grevist, kurse gerdalla siq duket po pret urdherat nga mis presednike osmanka,le nje fjale pushtet femijesh qe akoma ne goje kane cucull e dikush bilbilin e dikush mullarin.
I NDERUARI ZOTËRI, E DASHURA AMERIKË ! Po ne shqiptarët a nuk duheshka të "tensionohemi" kur shkiet në Dardaninë e Veriut nuk paguajnë thuajse asgjë për shërbime publike dhe as për konsumimin e energjisë elektrike; nuk paguajnë taksa, trafikojnë cka të duan dhe sa të duan mallra të ndryshme dhe e gjithë kjo na FATUROHET neve shqiptarëve, si popull shumicë absolute, boshnjakëve, jevgjitëve, ashkalinjve në trajtë CMIMI të NGUFATUR për NJËSI. Kjo i bie i shtypur dhe i poshtëruar dje nga ana e shkive shovenistë dhe të eksploatuar ekonomikisht sot, po nga këto shkie shovenistë. Por ata SERBË që iu nënshtrohen dhe ekspozohen kërcënimeve fizike nga ana e të cmendurve shovenistë, a nuk duheshka të "tensionohen". Shto dhe ata SERBË që në mënyrë latente ndihen sa janë qytetarë lojal të Dardanisë, por nga kërcënimet potenciale dhe efektive nuk jetësojnë veten si qytetarë normal! C´është kjo tolerancë e turpshme përpara INTRIGAVE SHOVENISTE të SHKAVELLAVE ?!
PETER STANO! Më duket se nuk ke qenë dhe ende nuk je i vetëdishëm se sa cinizëm përmban kjo deklarata yte. Më kujtoni deklaratat e perëndimorëve proserbë në luftën e Bosnjës. Derisa shkavellat (serbët sipas jush, por shovenistë në thelb) bënin kasaphanen mbi boshnjakët civilë, tentimet e humanistëve në Evropë e SHBA e gjetkë për vënien e një drejtpeshimi forcash (lexo: armatosjen e boshnjakëve) priteshin si PËRKEQËSIM e PËRSHKALLËZIM i LUFTËS, që do të thosht më tej: lerini shkavellat të cmenden plotësisht e le të shfarrosen boshnjakëy "myslimanë" Ti na rirekomandon: Lerëni shkavellat le të bëjnë lojën e cmendurisë shoveniste se na "tensionoheshkan raportet" . Cinizëm i përkryer !