Habit Vuçiç: Jam pro heqjes së vizave për Kosovën

27 Tetor 2022, 18:13Rajoni TEMA

Habit Vuçiç: Jam pro heqjes së vizave për Kosovën

Gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh se mbështet procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vuçiç deklaroi se do ta mbështesë këtë proces dhe se ka shumë arsye, por nuk specifikoi asnjë prej tyre.

“Jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj pse,” – tha presidenti serb.

Më herët, Vuçiç paralajmëroi reagim nëse pas 31 tetorit sekuestrohen nga autoritetet e Kosovës automjetet që kanë refuzuar të ndërrojnë targat.

 

6 Komente

  1. I
    Illo

    Pse te mos jete pro. Keshtu shkretohet edhe Kosova, si Shqiperia.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Pra ti je i mendimit qe BE te rikthej regjimin e vizave per shtetasit shqipetar?

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dardan

      Pse te mos jete pro, kur Kosoven e konsideron krahine te Serbise!?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektesë

        Respekte Dardan. Njeri me logjike të ftohte.

        Përgjigjjuni
      2. b
        bashkimi

        Kur te ikin njerzit e moshes 20 -50 vjeq dobsohet forca lufatrake ekonomik, politike dhe shtimit te popullates - kombit prandaj Vuciqi i gezohet heqjes se vizave ndoshta edhe tjeret ne kreun e shtetit te Kosoves. Mos harro se Daciqi para dy viteve ka thene se ne ua sigojme autobuset veq le te shkojne.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Progoni

          PO NE CKA THEMI? Hip se të vrava - zbrit se të shava! Pa viza - trajtohemi të diskriminuar, Me viza - na i bëjnë gropën. Ashtu na thotë mendja jonë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje