
Autoriteti për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kroaci (USKOK) ka ngritur dje aktakuzë kundër katër ish-ministrave të qeverisë së kryeministrit aktual Andrej Plenkoviq. Janë akuzuar: Darko Horvat, Boris Millosheviq, Tomislav Tollushiq dhe Josip Alladroviq.
Ata akuzohen për keqpërdorime me rastin e ndarjes së fondeve.
Në historinë e Kroacisë kjo është hera e parë që përnjëherë drejtësia akuzon 4 ish-ministra, të cilët deri para disa muajsh kanë qenë pjesë e qeverisë. Janë akuzuar edhe katër zyrtarë të tjerë të nivelit më të ulët.
Qeveria e parë e kryeministrit Plenkoviq është formuar më 2016. Që nga atëherë 17 ministra dhe funksionarë të tjerë nga rrethi i ngushtë i Plenkoviqit kanë qenë të detyruar të largohen nga qeveria për shkak të aferave, hetimeve, arrestimeve apo paaftësisë.
Nga ekipi i vitit 2016 afër Plenkoviqit kanë mbetur vetëm 3 ministra.(E.Robelli)
Kur shteti funksionon.... bravo