Ambasada e SHBA-së: S’kundërshtojmë qëndrimin e Kosovës për targat, kërkuam shtyrje që të mos ketë tensione

26 Tetor 2022, 16:31Rajoni TEMA

Ambasada e SHBA-së: S’kundërshtojmë qëndrimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka thënë se pozicionin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS e shohin si një vendim që është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe nuk e kundërshtojnë atë në parim.

Megjithatë thonë se bashkë me Bashkimin Evropianë kanë kërkuar për shtyrje të vendimit për implementim për dhjetë muaj, meqë ritheksojnë se synimi i tyre është që të shohin implementimin në një mënyrë paqësore dhe që nuk i kontribuon rritjes së tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të BE-së e shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS si në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe ne nuk kemi asnjë kundërshtim për të në parim”, thuhet në reagim për Gazetën Express. 

“Megjithatë, ne kemi kërkuar, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, një zgjatje 10-mujore të periudhës së zbatimit.

Është qëllimi ynë ta shohim këtë të zbatuar në një mënyrë që të jetë paqësore dhe të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve”, kanë shtuar ata më tutje për Gazetën Express.

31 tetori është afati i fundit për serbët që t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Edhe përkundër periudhës dy mujore që u dha nga Qeveria e Kosovës dhe përkundër lehtësimeve financiare, numri i atyre që kanë hequr targat ilegale dhe që kanë vendosur ato RKS është shumë i vogël.

Ka presion të madh nga Beogradi që serbët të mos respektojnë ligjin në Republikën e Kosovës.

3 Komente

  1. T
    Tata luigji

    E don pa tjeter amerika dhe nje lufte ne ballkan,!!!! tha dikur sekretarja e shtetit amerikan ….fuck europe we dont care about…… Europa perfundimisht duhet te bashkepunoj me rusine. Dashje pa dashje rusia ngelt fuqi e fort ne europe

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmil Pollogasi

      Miku ambasador, tregoja shkaut gardhin ai do të zgërdhihet e dhiet, por kur bluani, ata ju lexojnë dhe bëjnë Putinin ashtu sic ishi të verbër e të shurdhër me gjithë Evropën, ndaj paraveprimeve agresive ruse, po bëni teatrin e teatrit të dobësisë. Shkurt - i jepni kurajo shkinisë...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmili

        PAK si po na dhjeni nderin kombëtar...na bëni lypësa.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje