
Përmes një ankete ku të përfshirë ishin 150 të anketuar, Organizata joqeveritare nga Mitrovica Veriore “Human Center Mitrovica” ka konkluduar se serbët e Kosovës janë të gatshëm të marrin pjesë në protesta dhe mosbindje civile nëse automjetet e tyre konfiskohen nga Policia e Kosovës, pas skadimit të afatit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS.
Studiuesi i sigurisë dhe njëri nderi organizatorët e kësaj ankete, Veroljub Petroniç, ka bërë të ditur se rreth 77 për qind e të anketuarve besojnë se Policia e Kosovës do t’ua konfiskojë veturën nëse targat e saj mbeten ato ilegale pas 31 tetorit.
Ndërsa vetëm 23 për qind e të anketuarve janë pjesërisht të sigurt se automjeti i tyre do t’u konfiskohet.
Në pyetjen se cila do të ishte reagimi i mundshëm në rast të konfiskimit të automjetit, 45 për qind e qytetarëve thanë se do të merrnin pjesë në protesta, 23 për qind thanë se do të merrnin pjesë në mosbindje civile, 17 për qind thanë se nuk do të bënin asgjë dhe 15 për qind e tyre kanë thënë se në rast konfiskimi do të largohen nga Kosova.
“Hulumtimi tregoi se njerëzit janë të frikësuar. Të gjithë aktorët e dialogut dhe mbi të gjitha komuniteti ndërkombëtar duhet të japin kontributin e tyre për të reduktuar frikën e popullatës, sepse nëse e gjithë situata nuk zgjidhet në mënyrë të arsyeshme, mund të kemi pasoja katastrofike”, ka thënë Petroniç.
Kosova pranoi që një herë të shtyjë një muaj afatin për kalimin nga targat KM në ato RKS për serbët në Kosovë dhe më pas edhe një herë të dytë për dy muaj, por kjo nuk do të ndodhë më.
Përkundër kërkesës ndërkombëtare, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në Forumin që po mbahet në Prishtinë, deklaroi para gazetarëve se “ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik”.
“Data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët të cikët kanë automjete me targa të stërvjetruara do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale”, pohoi ai.
Më pas, u ka bërë thirrje “serbëve që ti konvertojnë targat, janë më pas se 10 mijë vetura”.
Kurti, i vetëdijshëm për situatën aktuale, pohoi se “jemi të kujdesshëm që mos të rrezikohet paqja dhe siguria, andaj edhe kur aleatët na japin sugjerime ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”.
Por, shtoi se është në komunikim “me ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla dhe me drejtorin e Policisë, komandantin e KFOR-it”.
“Nuk duam ti befasojmë aleatët, por kriminelët”, shtoi Kurti.
Te gjithe, si ne cdo vend tjeter jane te detyruar ti nenshtrohen ligjeve te reja.E per kete mendoj se qeveria e Kosoves ka te drejte, se ne te kundert i bie qe nuk ka shtet.