
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Zagreb për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.
Zonja Pelosi ka arritur në Zagreb, për të marrë pjesë në samitin “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”.
Millanoviq ka thënë se thirrja për takim i është bërë “shumë vonë” dhe se ai do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.
“Nëse do të vinte sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviq, citon Radio Evropa e Lirë.
Ai ka thënë gjithashtu se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje dhe se brenda dy javësh republikanët do t’i fitojnë zgjedhjet në SHBA dhe zonja Pelosi nuk do ta ketë më pozitën që e ka sot.
Millanoviq e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte përfshirje në luftë.
“Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë kjo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka ndodh nëse Kroacia e sulmon Serbinë?
Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe hyjmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai.
Millanoviq ka thënë se në marrëveshjen e NATO-s të vitit 1949 ekziston një obligim sa i përket ndihmës.
“Atëbotë, ka qenë (diktatori sovjetik, Joseph) Stalin dhe, në anën tjetër, ka qenë demokracia perëndimore. Viti në të cilin Bashkimi Sovjetik ka pasur bombë bërthamore. Tani kanë kaluar 73 vjet.
Çdo rregull e ka jetën e vet dhe unë e shoh atë rregull me shumë seriozitet, mirëpo po ashtu ne nuk duhet të përfshihemi në probleme më të mëdha sesa që duhet”, ka thënë Millanoviq.
Samiti “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”, e organizuar nga Ukraina dhe Kroacia, do të nisë punimet të martën, më 25 tetor, në Zagreb. Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e 42 delegacioneve nga 32 shtete të botës.
Ky samit është organizuar për të diskutuar rreth çështjes së Krimesë, gadishullit ukrainas të pushtuar nga Rusia më 2014.
Corapekuqi: une do ti lepija dhe bithen.....mjafton te me falte nje thes dollar's per birazeret sunite dhe nje stilolaps made in America per te zhgarravitur ne zyren time....
Kur je kaq idiot dhe as vetë nuk e di çfarë shkruan përse nuk rri rehat o kokëbosh.
Ka akoma plot njerez te urte dhe te mencur kjo bote. Zakonisht keta jane ata qe duan familjen e tyre ne rradhe te pare, pastaj vendin e tyre , e me rradhe aleancat. Pastaj ka vemje qe familja eshte prindi 1 dhe prindi 2, keta qe se rruajne per familjen e tyre behen edhe atdhetare edhe lidera globale. Neveri
Edhe majmunet e qente bejne per familjen e tyre.Puna eshte a mund te besh per nje komunitet me te gjere se Argita, Shkelzeni dhe Sllovodanka.
Bravo e madhe.Pleq te rrjedhur qe duhet te jene ne azile
Ky presidenti Kroacise qenka sali-liri-monike-argite berishe karaxhiç
Hem ..mmmm !!!! 42 delegacione nga 32 shtete !!!!!! Ma perktheni pak kete se smun me e kuptu.
... ne nuk duhet te perfshiemi ne probleme me te medha se sa duhet. Ky eshte President qe di te mbroj popullin e tij nga lakmit e angloamerikaneve. Perfaqesim dinjitoz e jo bythelepires si keta politikanet tan qe blejne imazhin me nga 800 mij $ per lobim e 20.000$ per nje foto me presidentin Amerikan.
Me sa di une Rusia dhe posacerisht Krushovi ja fali Krimene Ukrahines qe ishte pjese e Baskimit Sovjetike. Borxhi eshte Borxh. E mori per 15 dite nga prapaskenat e Anglosaksoneve. Ukrahina eshte per Rusine sic eshte Kosova per Shqiperine.
Krushovi i ktheu Ukraines, Krimene e vjedhur nga Stalini ... prandaj mos fol perralla me Cara ...
O osman qe je gazep kjo dihet, po mos u bej gazi i botes kur nuk di pak histori, ukraina ka qen djepi i rusis, krimea historikisht ka qen e rusis per nje periudhe ka qen e pushtuar nga perandoria osmane po e rimar prap nga rusia.Hrushovi si ukraines qe ishte mbas vdekjes te Stalinit ja dha per administrim ukraines.
Dmth Ukraina e ka patur si rasti atij ligjit tokes famekeq 7501,mdersa Rusia ka qene ish pronarja?!