
Në një analizë të gjatë dhe të detajshme buletini informativ VIP Daily News që publikohet në Beograd dhe mbështetet nga qeveria amerikane, ka sqaruar se si qëllimi parësor i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është blerja e kohës.
Prandaj shtyrja e procesit apo prolongimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, më shumë se kujto tjetër i përshtatet atij dhe qëllimeve të tij.
VIP Daily News fillon analizën duke shkruar se “paraqitja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në TV Prva të enjten, tregon shenja të qarta se zgjidhja e nyjës së Kosovës po fillohet në bazë të një dokumenti që i është dorëzuar atij nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it”.
“Gjithsesi, gjithashtu ka shenja, tipike për Vuçiç-in, që lënë të kuptohet se qëllimi i tij kryesor është të blejë kohë shtesë duke u futur në fazën e re të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Sipas buletinit “objektivi i Vuçiç-it nuk është futja e Serbisë në BE, reformat sistemike në shoqëri dhe adaptimi i standardeve dhe vlerave të vendeve anëtare të BE-së, por që të krijojë një Mise-en-scène për të fshehur synimin e tij, që është ruajtja e stilit të tij autokratik të qeverisjes dhe një sistem vlerash të përafërta me Rusinë”.
“Kjo është arsyeja pse ai nuk dëshiron që sinqerisht të arrihet deri te një zgjidhje me Kosovën, dhe pse aktivisht merr pjesë në këtë lojë të përkushtimit mashtruese në gjetjen e zgjidhjes, kur në fakt krejt çka bënë është përpjekja për të fituar kohë, me shpresën e ndryshimeve të reja gjeopolitike, që do të ishin më të favorshme për të”.
Cilat janë këto ndryshime.
“Një ndryshim i tillë i cili do t’ia hiqte presionin nga zgjidhja finale e problemit me Kosovë ai beson se mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin Amerikan, dhe një fitore e mundshme e Republikanëve”.
“Prandaj ka fokusin në blerjen e kohës derisa të vijën zgjedhjet e ardhshme për president të SHBA-ve. Në këtë rast, ai vë shpresat në fitoren potenciale të një kandidati republikan. Të gjitha këto parashikime janë të bazuara në hapjen e çarjeve të reja në mes të Uashingtonit dhe Brukselit, siç kishte ndodhur gjatë presidencës së Trump-it, që më pas do të mund të ndihmonte Vuçiç-in ta vazhdojë manipulimin e tij”.
Kjo, sipas buletinit, “tregon në terme të qartë se koha është një përbërës shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e problemit në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.
“Definimi i qartë i afateve, me pasoja të qarta në thyerjen e tyre do të jepte më shumë shanse për sukses në fazën e re të diskutimeve të të dyja vendeve”.
Prandaj, “afatet nuk duhet të jenë shumë fleksibile, sepse përndryshe, ka rrezik të manipulimit të të gjithë procesit”.
A nuk tregon “sundimi” 10 vjeçar i Partisë Progresiste në Serbi qartësisht, se pa afate eksplicite, nuk do të ketë asnjëherë qëllim në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme është pyetja retorike që shtron VIP Daily News.
“Paraqitja e Vuçiç-it në TV Prva jep përshtypjen se tashmë kohë më shumë është blerë, dhe nuk bëhet fjalë për një periudhë vetëm tre katër mujore, por më gjatë, që i jep atij shansin të mbledhë dhe të blejë edhe më shumë kohë shtesë për kalkulimet e tij politike dhe të jetojë politikisht që ta shoh presidentin e ardhshëm amerikan”.
“Vuçiç tha gjatë paraqitjes, se nëse do të ishte çështje blerje kohe të gjashtë a nën muajve, atëherë ai do të jepte dorëheqje fare. Me këtë deklaratë, ai veçse ka konfirmuar se është pikërisht duke blerë kohë dhe ky është qëllimi i tij kryesor, derisa deklarata e tij për dorëheqje ka qëllim që në njërën anë ta frikësojë perëndimin dhe t’i bind ata të jenë më fleksibilë dhe të durueshëm në mos zgjidhjen e nyjës së Kosovës, sepse situata në Serbi mund të bëhet shumë më e paqartë dhe në anën tjetër, të marrë mbështetje edhe më të fuqishme nga votuesit për vendimet kruciale politike, sepse të gjithë anëtarët e partisë së tij, e dinë se partia e tyre do të eksplodonte me largimin e Vuçiç-it”.
“Prandaj ai ka dërguar sinjale në drejtime të ndryshme. Dhe të gjitha këto sinjale s’janë gjë më shumë se një blof i thjesht që ka për qëllim ta zbutë presionin ndaj stilit autokratik të tij të qeverisjes dhe të sigurojë një qasje më elastike sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, derisa rritë përkrahjen në popull”.
Blerja e kohës ishte lidhja qendrore rreth (mos) paraqitjes së sanksioneve për Rusinë, pas invazionit në Ukrainë.
Ai fillimisht bleu kohë me arsyetimin e pritjes së procesit zgjedhor, pastaj me qeverinë që nuk formohej dot, dhe më pas me problemet rreth energjisë dhe natyrisht, për shkak të Kosovës, duke u mbështetur në Rusinë në mbrojtjen e interesave të Serbisë.
“Në analizën tonë nga e hëna e kaluar, kishim një observim të detajuar të të gjitha arsyeve që Vuçiç ka prezantuar si argumente për të mos vënë sanksione. Këtë herë mund të themi se ka shenja që Serbia do të mund të paraqes disa sanksione kundër Kremlinit në momentin e duhur”.
“Kjo shihet nga distancimi i qartë i Vuçiç-it nga anëtari serb i presidencës së BH-së, Milorad Dodik, si gjatë zgjedhjeve, ashtu edhe në procesin paszgjedhor, si dhe nga pakënaqësia e palës ruse, përkatësisht nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandar Gruska, i cili vizitoi Beogradin në mënyrë joformale. 13 dhe 14 tetor”.
Siç sugjeroi edhe Vuçiç në paraqitjen e tij, Serbia do të sigurojë gjithë furnizimin e nevojshëm me energji për këtë dimër, ndryshe nga herë të tjera kur për këtë paraqiste dyshime, tani vetëm po pret momentin e duhur për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Kjo ka mundësi të ndodhë gjatë kohës së Krishtlindjeve dhe pushimeve për vitin e ri, sepse në atmosferën e festimeve dhe të ftohtit e dimrit do të jetë e vështirë të organizohet protestë serioze. Kjo gjithashtu do të mund të mirëmbante çfarëdo dëmi sa i përket përkrahjes politike për Vuçiç-in”, shkruan buletini.
“Përfundimi i qartë është se ideja qendrore e Vuçiç-it është që të blejë kohë dhe ta prolongojë sa më shumë që mundet regjimin e tij autoritar dhe fuqinë e tij politike me shpresë në vazhdimin e manovrimeve dhe manipulimeve të tij politike”.
Megjithatë, shkruan VIP Daily News, “konkluzioni i dytë është se, nën ndikimin sinergjik të Uashingtonit dhe Brukselit, veçanërisht duke formuluar pasojat dhe duke vendosur një afat për zgjidhjen e problemeve, disa ndryshime mund të ndodhin në peizazhin politik të Serbisë”.
“Fatkeqësisht, e gjithë kjo e mbledhur së bashku na tregon se Vuçiç nuk është i gatshëm të reformojë shoqërinë dhe se ai do të reagojë vetëm nëse duhet për të ruajtur levat e tij të pushtetit”.
Eshte pikerisht kjo strategji e Vuciqit qe percakton edhe politiken e Kurtit. Qe diten qe mori pushtetin Kurti deklaroi se bisedimet nuk ishin ne axhenden e qeverise se arthshme. Sipas tij ato ishin prioriteti i 8 nga 10 prioritetet e tij. Ne kuader te kesaj politike pro serbe, Kurti shpiku edhe "reciprocitetin" qe ne thelb ishte thjeshte nje sebep per te sabotuar bisedimet. Kjo pune u shty gati 1 vit kur nen presionin Amerikano- Evropian, Kurti ne takim me Borelin ne Bruksel, "hoqi dore" nga reciprociteti dhe deklaroi se "bisedimet nuk kane alternative". Pavaresisht kesaj, Vuciqi ne bashkepunim me Kurtin nuk hoqen dore nga stratefgjia e Serbise per te sabotuar bisedimet. Ata vetem sa ndryshuan taktike. Kurti ne kete kuader ashtu si edhe sot nen parrulla "patriotike" kundershton Ameriken. Kundershtimi i pare dhe themelor eshte se ai ne vend qellimit te bisedimeve qe te perfundonin me "njohje reciproke", ai deklaroi se "jo njohje reciproke ne fund por bisedime ku ne qender te jete njohja reciproke". Pra mos te flitej per njohjen reciproke por per probleme qe i vine verrdalle njohjes reciproke. Kjo eshte pikerisht e njejta strategji serbe per te shtyre problemin ne "kalandrat greke", deri sa koha te punoje per Serbine....Qe te mos zgjatem shume edhe sot Kurti dhe Osmanovic bejne te njejten politike. Propozimin franko-gjerman i mbeshtetur nga Amerika e kane mbajtur "sekret", sepse nuk dinin se cte benin. Vuciqi ishte ne dileme dhe per kete arsye ai akoma nuk i kish dhene udhezimet Kurtit se cte beje. Kurti ne kete kuader si dhelper serbe qe eshte zgjodhi rrugen e heshtjes dhe te ruajtjes se "sekretit". Tashme qe Vuciqi ka formuar idene se kjo nuk eshte e pranueshme per Serbine edhe Kuri ka filluar te leshoje pordhe te medha "patriotike" se Kosova eshte shtet i ligjit njelloj si Amerika dhe nuk mund te pranoje leshime....Me nje fjale ai po vazhdon te sabotoje perendimin ne strategjine e tyre per tja vene kembet ne nje kepuce Vuciqit, duke marre persiper sabotimin e bisedimeve. Po te ishte normal Kurti do e mbeshteste politiken perendimore dhe do degjonte sugjerimet e Amerikes sepse ajo ka edhe gurin edhe arren. Me kete Albini i heq gurin nga dora Amerikes per te goditur Vuciqin ne koke dhe eshte gati te sakrifikohet vete nga pesha e rende e politikes Amerikane. Ai nuk ka shpetim....
Problemi me i madh nuk eshte Vucic, por Europa. Vucic legjitimon prosllavizmin e tij cetnik tek nje BE sharlatane qe nuk arrin te kete nje qendrim dhe te binde veten e saj, por mendon se mund te binde Serbine me inpotencen, inkoherencen dhe mungesen e seriozitetit qe manifeston . Po BEja pse nuk e njeh Kosoven?! 5 shtet e saj sharlatane cfare kohe po kerkojne te blejne?! Po BEse edhe sa shekuj i duhet qe ti binde?! Kur nuk arrin te binde as 5 anetaret me te varfer dhe te parendesishme te saj Kosoven dhe verdalliset cerek shekulli per te zgjedhur midis dy emrave te Maqedonise, si mund te perballoje sfidat dramatike te historise?! Shqiperia dhe Kosova duhet te forcojne ushtrine dhe te pergatiten per lufte, qe shume shpejt do trokase. BE ka ngordhur.