SHBA pret marrëveshje për targat në Kosovë, Albin Kurti nuk tërhiqet

25 Tetor 2022, 21:30Rajoni TEMA

SHBA pret marrëveshje për targat në Kosovë, Albin Kurti nuk

Shtetet e Bashkuara ritheksuan pritjet për një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave në veriun e Kosovës të banuar ne shumicë serbe, ndërsa qeveria në Prishtinë tha se me 31 tetor mbyllet afati për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët “mund të zgjidhin çështjen e targave paqësisht përgjatë ditëve në vijim”.

“Ne plotësisht e mbështesim dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është arsyeja që i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ishte në Prishtinë e Beograd për të mbështetur këtë proces”, tha zoti Price duke theksuar se edhe vet Sekretari i Shtetit, Blinken, është thellësisht i angazhuar në këtë proces.

“Ai ka biseduar me të dy, presidentin serb (Aleksandar) Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më herët gjatë këtij muaji. Ai ka nënvizuar mbështetjen tonë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim përmbajtjesor në garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon”, tha ai.

Javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vizitoi Prishtinën dhe Beogradin tha se bashku me diplomatët evropianë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zgjasin afatin e konvertimit të targave të makinave për dhjetë muaj dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se afati për konvertim të targave është shtyrë një herë dhe data e fundit do të jetë 31 tetori, por theksoi se qeveria e tij i trajton seriozisht dhe me kujdes këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja edhe siguria. Prandaj edhe kur aleatët, partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë më kujdes”, tha kryeministri Kurti, ndërsa nënvizoi se është në bashkërendim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të konvertojnë targat e makinave të tyre, duke nënvizuar se ky vendim nuk është i drejtuar kundër tyre, përkundrazi synon të krijojë lehtësi financiare për ta.

Kryeministri Kurti tha se fushata për konvertim të targave është po dëmtohet nga një “fushatë negative që e ka burimin në Beograd”....“Por edhe nga aktet kriminale të dhunës ndaj disa prej personave të komunitetit serb të cilët i kanë konvertuar targat në RKS”, tha ai.

Në Beograd ndërkaq presidenti serb tha se “na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”.

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Me 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa më 31 tetor përfundon afati për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.

Kërkesa perëndimore për shtyrjen e afatit ndodhë në një periudhe kur janë shtuar zërat për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që do të përparonte procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

4 Komente

  1. I
    Idjoti

    Kam 1000 pytje per Kurtin ne lidhje me ngjarjet e fundit rreth marreveshjes se propozuar nga Franca dhe Gjermania te mbeshtetur nga Amerika. Po bej vetem nje: me ke bashkepunon ti Albin Kingu? Bashkepunon me Ameriken dhe Evropen apo me Vuciqin dhe kriminelet e tij per te destabilizuar Kosoven?

    Përgjigjjuni
    1. R
      RKS

      A ka mundesi ti zotrote me i bo vetëm nji pytje KM tandë zotni Ramës. Apeli i vazhdueshëm e ngulmues i tij për mos me i bo presion Serbisë për sanksione ( lexo edhe njohjen reciproke ) gjithë andej nga Brukseli, Nju Jorku por edhe nëpërmjet mediave perendimore vjen nga që osht mik i madh i Vuçiqit apo thjesht nga serbofilia e tij? Prrallat se i ka kërkue mes Beogradit edhe fjalimi i tij ne Strasburg! Nuk pijnë uj, sepse kjo prrallë osht sikurse prralla e Lazaratit, ku mas Lazaratit e lazarizon tanë Shqipninë. Sigurisht si Idiot ke të drejtën tande te gjykosh si i tillë! Faleminderit

      Përgjigjjuni
    2. I
      Idjoti

      @RKS. Ti zoteri mund te kesh te drejte... Edhe une nuk pelqej qe Rama u be bashk me Vuciqin per "Ballkanin e Hapur", para se te merrej vesh me Kurtin, sepse mendoja qe Albini si spiun i Serbit do e shfrytezonte kete per te shkaterruar idene e "Bashkimit Kombetar". Ndodhi pikerisht qe frika ime, ishte e bazuar ne llogjiken time. Jo se "Ballkani i Hapur" apo "Shejtani i Hapur" jane ide te keqija, por keto ide shfrytezohen nga shejtanet per te bere shqiptarizmen rrumpalle. Bile une po te kishja mundesi qe ta detyraoja Ramen, do e urdheroja qe te terhiqej nga kjo ide deri sa ne Kosove te mbizoteroje llogjika njerezore dhe ne pushtet te ishin patriotet... Persa i peket asaj qe Rama thote se ka mirekuptim per Serbine qe nuk ve sanksione Rusise, kjo eshte politika Amerikane(qe te ferkon per te ta mballosur). Po te ndjekesh lajmet nga Serbia, Ambasadori Amerikan atje e perdor kete argument si "mik" i Serbise. Politika i dashur eshte shkenca per te arritur te pamunduren. Rama i ndikuar nga politika amerikane dhe ajo evropiane nuk ka qellim te acaroje me tej situaten... Bashkepunimi eshte gje e mire por ne rastin konkret Rama duhet te terhiqet sepse Kurti si spiun i Vuciqit po e shfrytezon kete per te percare kombin tone. Rama duhet te jete patriot perpara se te jete politikan dhe duhet te terhiqet nga "Ballkani i Hapur" edhe pse kjo mbeshtetet nga Amerika dhe Evropa. Rama me sa duket eshte me shume politikan qe mendon se me politike do arrije me shume se sa me patriotizem. Eshte Albini qe perdor fjale patriotike pa mase, por ne thelb ai e ka cuar ceshtjen kombetare ne zero. Ai ka krijuar nje popull tjeter dhe nje komb tjeter... Ai edhe sot kundershton Ameriken dhe Evropen dhe genjen ju "trushpelater" e VV se do i tregoje vendin serbit..."me pordhe te qelbura"....Eshte nje dallim i math midis Rames dhe Kurtit. Rama eshte "nudist" dhe ti mund te shikosh gjithcka tek ai, ndersa Kurti eshte nje "cudi" qe mund te spjegohet vetem nga rezultaet e punes se tij. Ne gjithe punen e tij, ai ka ndihmuar Serbine ne politiken e saj. Kjo histori eshte qe nga Rrambujeja e deri me sot(bile ndoshta qe para se te futej ne burg) Ne Rrambuje ai kundershtoi Ameriken dhe kete po ben edhe sot...Pra me ke eshte Albini, i dashur RKS? Fakti qe ti urren Ramen nuk eshte argument se Albini eshte i mire....rama eshte ai qe sheh. Kurti eshte nje krijese qe ka marre formen e padrinos. Eshte shume e veshtire te kuptosh Kurtin dhe eshte e qarte te kuptosh Ramen. Hahahah or RKS qe na bere te qajme me "RKS" qe duke e perdoru ven e pa vend po e devalvoni....

      Përgjigjjuni
      1. R
        RKS

        Nuk osht çashtja e mirëkuptimit te Rames për mosvenie te sanksioneve por osht çashtja e thirrjeve t'vazhdueshme dhe kërkesave absurde të Rames, publikisht e jopublikisht ( sa që ka ngrit ??? edhe n'Berlin, Wien e ma gjanë me këto sjellje ) ndaj vendeve Europiane veçanerisht kërkesave t'fuqishme t'Gjermanisë dhe atyne amerikane. Shqipnia kërkon për mos i ba presion Serbisë për sanksione. Informohu ma mirë! Nji kambëngulje iracionale e nji KM ballkanas. Imagjino vendet perendimore me n'krye me ShBA qe e bajnë barrën kryesore dhe te vetmèt te sigurisë së Ballkanit qenkan ma pak shqetsuem e ma pak t'përgjegjshēm n'kët aspekt se sa KM shqiptar ( me arsyetime alla Rama e nivelit batutaxhik ). Osht nonsens ky rreshtim i Shqipnisë me qendrimet serbe. Nuk osht kjo vetëm mendjelehtesi edhe budallëllek tipik i mendjeve pseudo t'hapunve provincial! Kujt i sherben ky person??? Po Shqipnia a osht shtet apo ndermarrje private?? Si ka qikaq shumë shpërfillje nga shoqnia londenike për kto anomali apo definitivisht sindromi serb osht realitet i pranuem tashma ne shtetin londenik??!! Sa i përketë BH, ajo osht nji lindje e vdekun, nuk ka jetë, sepse rajoni nuk e pranon atē, jo vetëm Kosova, osht iniciativë pêrçarese dhe e rrezikshme. Sigurisht që ju mund të integroheni me Serbinë por kjo pa asnji dyshim ka me pru dezintegrim kombetarë. Me e pru diskutimin jo Kurti kështu e jo ashtu edhe me e pa lisin e mos me e pa malin???!!! Ktu nuk kena t'bojme vetëm me paaftesi leximi edhe gjykimi e as me banalitetin kulturor por edhe nji fenomenë shumë ma t'randë që lypet me u analizu.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje