Brnabiç nuk pranon njohjen e Kosovës në këmbim të BE-së

26 Tetor 2022, 15:16Rajoni TEMA

Brnabiç nuk pranon njohjen e Kosovës në këmbim të

Në seancën e miratimit të përbërjes së qeverisë së re në kuvendin e Serbisë, kryeministrja Ana Brnabiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e as në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.


“Ne nuk do të pajtohemi për gjithçka që të jemi pjesë e BE-së, por në aspektin e demokracisë, sistemit politik, ai është më i miri për qytetarët tanë.

Mbetemi të përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por se para çdo marrëveshjeje, krejtësisht natyrshëm dhe logjikisht, duhet të zbatohet plotësisht themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, me të gjitha kompetencat qe rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit pa vonesa të mëtejshme, sepse kanë kaluar gati 10 vjet nga nënshkrimi zyrtar”.

Brnabiç përsëriti edhe një herë ftesën për Kosovën që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, për të vijuar ndërtimin e një rajoni më të lidhur, më të hapur ekonomikisht, më të qëndrueshëm dhe më të begatë. Ne do të vijojmë që të punojmë për ta zgjeruar nismën e Ballkanit të Hapur dhe shpresoj që Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina do të bashkohen zyrtarisht me ne së shpejti.

E përsëris edhe një herë se kjo iniciativë është e hapur edhe për Prishtinën, sepse duam që të sigurojmë një dialog për temat më të rëndësishme për cilësinë e jetës së të gjithë njerëzve në këtë rajon, dhe rrjedhimisht për sigurinë e serbëve në Kosovë”.

Sipas Brnabiç në dy vitet e fundit, tetë vende të tjera i kanë dorëzuar Serbisë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në Kuvendin e Serbisë, gjatë debatit për qeverinë e re, për pak sa nuk ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të Partisë Popullore dhe Partisë Progresive Serbe ku deputetët u ngritën nga vendet e tyre dhe u mjaftuan në fund vetëm me fyerje ndaj njëri-tjetrit.

1 Komente

  1. F
    F U twat

    E si mund ta pranoni realitetin ju?! Ju jetoni akoma ne mesjete mer, ne 1389 me saktesisht! Vazhdoni ushqeni elektoratin dhe popullin tuaj idiot me retorika nacionaliste per Kosoven se vetem kete lloj “ushqimi” jua tret barku! Miqesia, bashkepunimi, fqinjesia, normaliteti jane “gjelle” te renda per sistemin tuaj tretes!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje