
E para është vendosur në Mojstirin Lindor.
Prej kësaj pike në juglindje të shtetit, Republika e Serbisë ka shtrirë edhe 27 baza tjera ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën deri në cep, vendin e quajtur Cvore, shkruan Klan Kosova.
Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada.
Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.
Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.
Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Magjerë, e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.
Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia po ashtu i ka funksionale krejt afër Republikës që ende e mbanë në Kushtetutë si territor i saj.
Janë pak mbi 20 sosh. Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare.
Siç mëson Klan Kosova, në to nuk ka shumë personel, disa edhe janë të braktisura krejt.
Eshte Detyre e Skuadrileve "Rambo" te hedhinne ere kto baza ushtarake qe kercenojn me pranine e tyre paqen dhe intergritetin e Kosoves . Duhet te fillojne pregatitjet nga Ushtria e Kosoves
Mos flisni marrezira o dru me pre. E vetmja zgjidhje paqesore e problemeve te pakicave etnike ne kufijte e shetteve ballkanike, e ne vecanti ne kufirin e Kosoves dhe Serbise eshte REFERENDUMI POPULLOR per te percaktuar me vote se me cilin shtet duan te administrohen: me Serbine, apo me Kosoven dhe me pas me Kosoven me vete apo me trungun ame-Shqiperine.