Osmani: Serbia po kërcënon Kosovën! Po punojmë të mos lejojmë skenarët rusë në Ballkanin Perëndimor

27 Tetor 2022, 11:44Rajoni TEMA

Osmani: Serbia po kërcënon Kosovën! Po punojmë të mos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërcënon “me dhunë dhe barrikada”, për shkak se Kosova po zbaton ligjin, kur bëhet fjalë për riregjistrimin e makinave nga targat serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Këto deklarata të presidentes Osmani vijnë pak kohë pasi Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë - kërcënoi se do të bllokohen rrugët në veri të Kosovës, nëse autoritetet në Kosovë, pas 31 tetorit – kur thuhet se skadon afati për riregjistrimin e makinave – konfiskojnë targat dhe veturat e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin. Krejt kjo shpjegon gjithçka, pra Serbia po kërcënon me dhunë pse Kosova po zbaton ligjit. Kjo është ajo piktura e madhe që insistojmë që të gjithë ta shohim, që është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit, çështje e respektimit të parimeve dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, të cilat Kosova po i respekton.

E tëra që po bëjmë është që po e zbatojmë ligjin dhe po i mbrojmë të gjithë qytetarët pa dallim. Dhe si rezultat i kësaj, Serbia po kërcënon me dhunë, me barrikada të cilat siç e dini janë shkelje e lirisë së lëvizjes”, tha Osmani gjatë një konference për media në Prishtinë pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Osmani tha se Kosova po punon me të gjithë partnerët e saj të që mos lejojë, siç tha ajo “skenarët rusë” për destabilizimin e Ballkanit.

“Ne do të punojmë bashkërisht me të gjithë partnerët tanë që të mos lejojmë që këto skenare ruse të kenë vend në Ballkanin Perëndimor, dhe të mos lejojmë që përderisa Serbia ka zgjedhur të vallëzojë me melodinë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, që të kenë rezultate në tensionimin dhe destabilizimin e rajonit tonë. E gjithë puna jonë është në koordinim me aleatët tanë që ta mbrojmë paqen, stabilitetin, demokracinë e arritur, por mbi të gjitha të sigurojmë sundim të ligjit për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie”, tha Osmani.


Nga 1 shtatori deri më 31 tetor, Qeveria e Kosovës ka thënë se qytetarët serbë, që kanë targa të lëshuara nga Serbia – që Kosova i konsideron ilegale – mund t’i konvertojnë në targa RKS. Osmani tha se vetëm 10 për qind e serbëve ende nuk i kanë marrë targat RKS, por sipas saj, kjo po ndodh për shkak të “kërcënimeve” nga siç tha ajo “strukturat ilegale serbe”.

Ajo përmendi edhe rastin e fundit të djegies së një veture në Leposaviq më 26 tetor, që sapo kishte konvertuar targat në RKS.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serbë që po respektojnë dhe zbatojnë ligjet, që po i ndërrojnë targat, si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë dhe makinat. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale dëshmojnë se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, tha Osmani.


Osmani shtoi se lufta e Kosovës është “luftë kundër bandave” dhe sundimit të ligjit. 

2 Komente

  1. T
    Thirrje!

    Keshtu eshte kur je spiun i serbit apo amator ne politike. Pyetja qe une te bej eshte pse genjen qe eshte Serbia ajo qe po nderton barrikada ne Veri te Kosoves? Me sa di une keto barrikada do ngrihen nga qutetaret tuaj me origjine serbe. Valle, serbet nuk jane qytetaret e Kosoves, sic na derdellisni nat e dite? Ju sulet Thacit si hijenat se donte te "shkembente territoret" per te marre pushtetin, apo per te ndihmuar Serbine kunder Kosoves dhe tashme ankoheni si kalamaj apo si amator(zgjith e merr). Valle ti dhe Albini nuk keni jetuar ne Kosove ne kohen e Jugosllavise dhe valle sot zbuloni qe serbet kurre nuk behen shqiptare? Ka ndonje shqiptar si puna jote dhe e Albinit qe beheni serbe dhe punoni nen rrogoz kunder Kosoves, apo ndonje tjeter qe thot se ju shqiptaret e Kosoves nuk jeni shqiptare por dardan, njelloj sic kemi shqiptar malcore, myzeqare apo nga rrethinat e Prishtines. Je ti dhe Albini qe keni percare shqiptarizmen. Je ti dhe Albini qe beni sikur mburreni me "Topet e amerikaneve". Dili zot politikes suaj ose hapni rruge. Lejoni ata qe dine dhe jane trima te luftojne kancerin e quajtur Serbi. Serbia ka mataztazat e saj ne Kosove(perfshire dhe ty me Albinin) dhe ju si amatore apo si spiune nuk doni qe doktori nga Amerika te operonte keto metastaza dhe secili ne vendin e vet. Futet Hashimin ne burg per interesat e Serbise qe jane edhe interesat tuaja. Bete sikur bashkepunuat me Sali Berishen qe dihet se kush eshte dhe na cate trapin me "patriotizmin tuaj" se Thaci po "ndante" Kosoven. Mjere ne qe nuk kemi shpetim....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vera

      Me ke po punon moj fycke? Ti e zhgenjeve endrren e patrioteve shqiptare ne shekuj; e urren trungun ame-Shqiperine. Mirepo edhe tulet qe t'i donin serbet i hoqe; kocka kane plot grate dhe dashnoret e tyre serbe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje