Gjermania hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë

27 Tetor 2022, 22:00Rajoni TEMA

Gjermania hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten pretendimet e Turqisë mbi sovranitetin e ishujve grekë, pjesë kjo e një breshërie sulmesh verbale nga Ankaraja, të cilat kryeministri grek i quajti “helm” dhe “gënjeshtra”.

Një partner i NATO-s “nuk duhet” të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër,” tha kancelari gjerman, Scholz, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Të gjitha çështjet e tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit gjerman, i cili është në vizitën e tij të parë në Greqi si kancelar.

“Është vërtetë një turp që (Presidenti turk Rexhep Tajip) Erdogan nuk mund ta shohë se po shkon drejt një ngërçi, kur helmon popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë”, shtoi kryeministri grek, Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia, të cilat janë të dyja anëtare të aleancës së NATO-s të, janë grindur për vite me radhë mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e eksplorimit të fushën e energjisë në detin Egje dhe në detin lindor të Mesdheut.Në një intervistë me të përjavshmen franceze Le Point, botuar gjithashtu të enjten, kryeministri grek Mitsotakis tha se gjuha e përdorur në “retorikën e përshkallëzuar” nga Erdogan dhe zyrtarët e tij të lartë në muajt e fundit ishte “e paprecedentë”.

Ndërsa pranoi se agresiviteti i Erdoganit mund të lidhet me një fushatë të ashpër rizgjedhjeje vitin e ardhshëm, Mitsotakis vuri në dukje se Athina “nuk mund të injorojë se këto deklarata konfirmojnë një qëndrim agresiv dhe ekspansionist ndaj Greqisë”.

“Presidenti Erdogan… tani thotë se mund të pushtojë vendin tim gjatë natës,” tha kryeministri grek.

Erdogan ka akuzuar kohët e fundit Greqinë për “pushtimin” e ishujve të Egjeut, statusi i të cilëve u zgjidh në traktatet e miratuara pas Luftës së Parë Botërore.

Në përgjigje, Athina akuzon Turqinë për kryerjen e qindra fluturimeve të paligjshme ushtarake mbi ishujt.

“Fqinjët tanë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë se ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd,” tha Mitsotakis.

“Të gjithë e dinë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshojnë përmes interpretimeve arbitrare. As historia nuk ndryshon përmes deluzioneve, apo gjeografia përmes hartave të falsifikuara.”

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara thanë se sovraniteti grek nuk ishte i diskutueshëm, pasi Turqia protestoi kundër vendosjes së automjeteve të blinduara greke në ishujt Lesbos dhe Samos.

REL

7 Komente

  1. d
    demokrati

    Bravo Kryeministri i Gjermanise!Asnje vend i NATO nuk duhet te vere ne dyshim sovranitetin e nje vendi partner.Me kete eshte dakort edhe qirje Qirjako dhe duhet te presim qe vendi i tij partneri strategjik i Shqiperise te heqe ligjin e luftes. Shpresoj te jem i pari, pa ardhur ai qe mban mbiemrin e Taip efendiut dhe helmon perdite opinion shqiptar me propogande antishqiptare, ate antiturke po ka Bi.h ta benj ne forumet turke.Ta kete patur fjalen qirje Qirjako per keta zagare?Na duam paqe, se po luftoi qirje Qirjako me Taip efendiun, te paret shqiptaret budallenj do vriten te paret. Q.Qirjako ben mire te merret vesh me Taipin, mestarin e ka gati.Ishin te tjere “greke” ata te 1821, greket e 1921 u gdhine ne Nea Smirni.Keta te 2022 jane si qirja Kasimati, shpuze nga goja.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrati

      Bravo Kryeministri i Gjermanise!Asnje vend i NATO nuk duhet te vere ne dyshim sovranitetin e nje vendi partner.Me kete eshte dakort edhe qirje Qirjako dhe duhet te presim qe vendi i tij partneri strategjik i Shqiperise te heqe ligjin e luftes. Shpresoj te jem i pari, pa ardhur ai qe mban mbiemrin e Taip efendiut dhe helmon perdite opinion shqiptar me propogande antishqiptare, ate antiturke po ka Bi.h ta benj ne forumet turke.Ta kete patur fjalen qirje Qirjako per keta zagare?Na duam paqe, se po luftoi qirje Qirjako me Taip efendiun, te paret shqiptaret budallenj do vriten te paret. Q.Qirjako ben mire te merret vesh me Taipin, mestarin e ka gati.Ishin te tjere “greke” ata te 1821, greket e 1921 u gdhine ne Nea Smirni.Keta te 2022 jane si qirja Kasimati, shpuze nga goja.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        keta turkoshaket e kruajne bithen me gjethe fiku

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Barktharet koloalvanoi (qe mbushin zorren ne token greke): gjermoni nuk ka te drejte,baba Dogani eshte xhanon burre,madje me tanga...... gezuar ramazonin.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aldo

            Do te marri dhe Gjermania ca leke e ti shesi arme grekut se u be xheloz per Francen dhe SHBA.

            Përgjigjjuni
            1. 3
              300 euro pension

              Yunanet kujtojne se kjo eshte mbeshtje,ne fakt Gjermania do te shesi ca arme me teper....hahaha Lexo per nendeteset Type 214 gjermane qe po i jepen Turqise.

              Përgjigjjuni
              1. j
                janulles varini kemboren ne qafe , po skeni kembor

                Vetem nendetset ?? Gjermania perpara Turqise nuk e llogarit fare Greqine ....shife sa investime ka bere ne Turqi pastaj do te kuptosh se cshkruaj .... Po helenet si gam gamer te perjetshem quraviten per dy fjale pozitive te Kancelarit ....dhe ai sua prishi qefin ....vec halenet jane kaq kufjo nga trute e kokes sa qe nuk kuptojne se kush eshte ndryshimi i te thenit me te berit .....lere cthote tjetri , po cben ??

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje