"Të zhgënjyer me Kosovën", SHBA reagon pas vendimit Albin Kurtit

28 Tetor 2022, 21:10Rajoni TEMA

"Të zhgënjyer me Kosovën", SHBA reagon pas vendimit

Shtetet e Bashkuara thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova të shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, shkruan REL.

Ky reagim i SHBA-së vjen në ditën kur Qeveria e Kosovës miratoi një plan për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Ky vazhdon akoma me kokfortesine e tij. I duket se eshte me politikan se ata qe bejne politiken e gjithe botes. A thua se e solli ky pavarsine e Kosoves dhe jo keta qe po i thone sesi duhet shkuar me tutje.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vera

      Nje njeri i vogel qe merret me vogelsira -ky eshte Al Bin Koqja

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje