BE dhe SHBA rithekson zhgënjimin e saj për vendimin e Kurtit për targa

1 Nëntor 2022, 16:32Rajoni TEMA

BE dhe SHBA rithekson zhgënjimin e saj për vendimin e Kurtit për

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan qeverisë së Kosovës që të ketë shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj dhe jo implementim të vendimit në faza.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për media tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që Qeveria e Republikës ë Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

"Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit.

Pra, ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, tha Ned Price.

3 Komente

  1. C
    Cimi Velania

    Se rruajm as per Ameriken as per Europen . Para Albin gati na ke .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Ne duhet ta "rruajme" per partneret, por edhe durimi ka kufi. Keta kerkojne shtyrje pa fund deri sa serbia te jete gati per nje pushtim tjeter. Serbia ashtu si edhe rusia nuk do te jene kurre dakort pavaresisht nga koha qe u jepet. Ata kuptojne vetem gjuhen e forces. Sipas polileshave ne perendim pala e demtuar (ne) duhet te presim pa fund qe agresori te mos merzitet. Po ashtu viktima (ne) duhet te kete kujdes se mos krimineli merzitet. Natyrisht vrasesi merzitet kur viktima mbijeton, prandaj sipas evropes dhe disa te tjereve, per hir te paqes, ne duhet te vrasim veten sepse serbia deshtoi te na shfaroste.

      Përgjigjjuni
    2. O
      Ortega

      E ke qarë, me vend, Shkodran. Mirëpo, hall se nuk iu pëlqen OPEN BAKLLAVAVE...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje