Tri marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit Perëndimor

2 Nëntor 2022, 09:32Rajoni TEMA

Tri marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3 nëntor. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane.

Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters-it se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit, ku edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave ndëretnike të viteve ‘90, tensionet nuk ka përfunduar.

Siç shpjegoi ai, qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Kjo ka të bëj sidomos me Serbinë, e cila u bombardua nga NATO-ja dy dekada më parë dhe e cila kërkon të baraspeshojë lidhjet historikisht të ngushta me Rusinë dhe aspiratat për integrim ekonomik dhe politik me Perëndimin.

Siç raporton Reuters, zyrtari i Qeverisë gjermane tha se Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo të hyjë në një partneritet me Rusinë.

“Nevoja për të marrë një vendim del në pah marrë parasysh ngjarjet gjeopolitike”, tha zyrtari gjerman, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.


Më 3 nëntor, kancelari gjerman Olaf Scholz duhet të presë në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, që është iniciuar nga paraardhësja e tij, Angela Merkel./ REL

4 Komente

  1. H
    Hana

    Ky zyrtari qeveritar i Berlinit, kur ka nxjere keto broçkulla nga goja, eshte konsultuar me pare me Vjosen dhe Albinin, apo eshte mjaftuar vetem me GJIGANDIN EDI RAMA?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Keto mareveshje i sherbejne vetem Serbise, jane njelloj si Ballkani i Hapur Serbia duhet izoluar ne menyre qe te ndryshoje politken e saj agresive ndaj fqinjeve, jo te ndihmohet te integrohet me fqinjet , sepse keshtu ja aprovon politken fashiste qe Serbia ndjek

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Pirdh o Vlonjat pirdh. Keto marveshje jane njesoj per te gjithe pra aty perfshihet edhe Serbia. Qe te kuptosh pak nga politika duhet ti lexosh lajmet me syte e mendjes dhe jo me nxirjet dhe peshfymat e atyre qe nuk lene gje pa bere e share Shqiperine. Open Ballkan do jete nje nga nismat me te mira qe ka ulur tonet egra dhe ka hapur rrugen e bashkepunimit midis te gjithve ne menyre te barabarte.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Roberto, Raimondi eshte nga Vicidoli me nene nga margegaj i Tropojes, kelysh kurve si Perbindeshi serb Sali Vuk Karxhich.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje