"Daily Mail" i bën jehonë skandalit në Pejë: Shokuese, infermierja rreh të moshuarën në azil

3 Nëntor 2022, 10:20Rajoni TEMA

"Daily Mail" i bën jehonë skandalit në Pejë:

Skandali me infermieren, Auron Pelaj që dhunon të moshuarën në një azil në Pejë të Kosovë ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Shkrimi i Daily Mail:

Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegu i saj sulmon gruan e moshuar.  

Infermierja dëgjohet duke thënë 'vetëm një shuplakë e vogël, siç e di unë, një goditje e vogël', sipas Daily Mail. E moshuara duket se është në gjendje të rëndë, pasi është sulmuar nga punonjësi.

Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.

Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të regjistrimit që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar dy të dyshuar.

1 Komente

  1. K
    Koli

    Qe eshte Turp dhe Krim,nuk diskutohet.Por te shkruaj Daily Mail,behet me Tendence,sikur Shqiptaret keshtu jane te gjithe.Keto raste jane te shemtuara,por ne Itali keto raste jane te Perditshme.Keshtu Abuzohet me te gjithe te semuret mendor,fatkeqesi per ato te gjore,por fatkeqesisht ndodhin ne cdo vend te botes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje