
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kurti tha se nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që cenon integritetin dhe pavarësinë e Kosovës. I pari i ekzekutivit kosovar deklaroi se janë nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.
“I nënshkruam tri marrëveshje që ka dy vjet që negociohen, bëhet fjalë për Marrëveshjen për qarkullim të lirë në të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor me letërnjoftime, pastaj Marrëveshjen e cila bën njohjen e kualifikimeve të institucioneve të arsimit të lartë, dhe Marrëveshjen tjetër për njohjen e kualifikimeve profesionale, ku janë në pyetjet tri profesione”, ka thënë Kurti, raporton RTKlive.
Sipas tij, nuk ka alternativa të tjera, përveç procesit të Bashkimit Evropian.
“Së pari opsionet modelet e idetë të cilat po prezantohet në mënyrë të intensifikuar kohëve të fundit padyshim se janë avancim, meqenëse bëhet fjalë për nocionet universale siç janë: integriteti territorial, sovraniteti e barazia e kështu me radhë. Besoj se kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme që për bindjen tonë duhet të jetë finale, duhet të jetë për normalizim të plotë e ligjërisht e obligueshme dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke në qendër”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, është herët për të fol se çka do të përmbajë ajo në fund, mirëpo kryeministri shprehet optimist se ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane. Ajo çfarë BE-ja e konsideron vlerë, siç kryeministrit Kurti, janë demokracia, sundimi i ligjit, sovraniteti dhe integriteti territorial
Ai se beson se kjo është shumë e rëndësishme për një marrëveshje Kosovë-Serbi.
“Besoj se kjo është shumë e rëndësishme, por për një marrëveshje Kosovë-Serbi nuk na duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve, por na nevojitet një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlera evropiane. Kjo është edhe e drejtë dhe e mirë për të gjithë, por edhe e dobishme për Kosovën”, deklaroi kryeministri Kurti.
Sipas tij, Qeveria nuk do të bëjë asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial, sovranitetin, pavarësinë dhe që cenon kushtetutshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjit në Kosovë.
“Dua të theksoj se sa herë që të na thërret Brukseli për takimet e radhës, Qeveria e jonë është e gatshme. Ne duam dialog parimor e simetrik, të bazuar mbi vlera evropiane dhe natyrisht që ndoshta të tjerëve iu duhen strategjitë se si të mbërrihet tek ajo që për neve është e pashmangshme, përveç se e domosdoshme dhe kjo është njohja reciproke në qendër”, tha ai.
Kurti tha se janë transparent në këtë proces.
“Së pari, jemi në rrugën e duhur për të diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes sepse deri më tani shpesh herë është diskutuar për hapa të vegjël. Besoj se momenti i ndryshimit ishte më 18 gusht në Bruksel. Aty për herë të parë çështjet aktuale ishin pikë e dytë e pika e parë ishte korniza e dialogut, e në kuadër të kësaj kornize të dialogut, si temë dominuese vijnë propozime dhe ide, e unë natyrisht që për të gjitha këto propozime që bazohen në vlera demokratike e evropiane shprehu mirëkuptimin tim dhe njëkohësisht angazhimin tim konkret”, tha Kurti.
Shefi i qeverisë kosovare, tha se kjo tregon se “jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare”.
“Është ende herët të kuptoni sepse është respekti ndaj ndërmjetësit - konfidencialiteti. Unë jam transparent për procesin, por është princip i ndërmjetësit konfidencialiteti i bisedimeve dhe nga pala jonë mund të them se s’ka pasur rrjedhje siç thuhet”,deklaroi Kurti.
Ai ka thënë se nga data 21 nëntor do të ketë gjoba për pronarët e veturave me tabela ilegale që janë në Kosovë.
Kurti ka folur edhe për takimet që ka pasur në Berlin dhe ai bëri me dije se i ka njoftuar ata për veprimet kriminale që janë në veri dhe po terrorizojnë banorët në veri.
Ndërsa për kërkesën e ShBA-së për shtyrje të implementimit të vendimit për tabelat në veri, tha se nuk mund të ketë shtyrje për një vit, pasi që qeveria po zbaton vetëm ligjin.
SHBA i dha lirine dhe krijoi shtetin e Kosoves ! Sot i kerkojne......... pak rendesi ka se cfare dhe ky megalloman,luan rolin e nje lideri qe nuk ben kompromise........ SHBA'se duhet ti thuash vetem si urdheron,mor idiot i lindur.Tironci
I honksh mutin Albinit!
No Coment ...!
Albin Kurti gjithmone kur flet ka nje "POR" ne mes te shpjegimeve qe jep. Me kete "por" ai thjeshte i ben shurren supes qe po pergatit Evropa dhe Amerika. Ne keto pak fjale vazhdon te jete konfjuz dhe i paqarte ne propozimin konkret qe ka dhene Franca dhe Gjermania qe mbeshtetet edhe nga Amerika. Kjo marreveshje nuk eshte perfundimtare, por eshte nje hap i math perpara po u realizua. Ne kete kontekst Albini nuk ka pse flet per marreveshjen perfundimtare qe duhet te presupozoje njohjen reciproke. Albini e mbajti sekret deri me sot propozimin dhe vazhdon ta mbaje sekret kur dihet se behet fjale per marreveshje ku Serbia mos te pranoje direkt njohjen e Kosoves, por te jete dakort qe ajo te futet ne OKB. Albini si gjithmone nuk flet konkretisht por i bie problemit verdalle, qe tregon se ai nuk mendon me koken e vet. Ai gjithmone le shtek si per te firmosur ashtu edhe per te mos firmosur. Serbia eshte nen nje trysni te tmerrshme per te nenshkruar. Vuciqi ne asnje menyre nuk do qe ta nenshkruaje kete marreveshje. Kurti vjene verdalle si pordha neper breke dhe nuk i bie "derrit ne koke" dhe te jete pro kesaj marreveshje. Ai duhet te vere Vuciqin me shpatulla per muri duke bashkepunuar me Ameriken dhe Evropen per nenshkrimin e marreveshjes dhe jo te jete konfjuz ku na perrallis per demokracine dhe shtetin ligjor. Ketu behet fjale vetem per kete marreveshje dhe nuk ka te beje me organizimin e brendshem te Kosoves, per te cilin flet Albini. Meqe jemi ne kete teme , me vjen shume keq qe Albini nuk degjoi dhe ta shtynte implementimin per punen e targave ashtu sic i sugjeroi perendimi. Me kete qe beri duket sikur eshte nje grindavec i pasherueshem qe nuk kupton se problemi i marreveshjes qe ka propozuar perendimi eshte primar, kurse problemet e tjera jane probleme kohe....Duket sikur ai nuk akordohet me Ameriken por ndihmon Vucoiqin te baltose Kosoven....
Bravo ju lumte zoti kryminister .....ahhh po te na ishin Karakomandantat sot kufini ish ne komunen e Gjakoves...Amelika Amelika kerrk Karrika shkoj Qakorri per karriken e Lamush Qobanit
Te lumte o trim , por kam frike se do i mbushesh breket shpejt .
O KOK LOQE QEVERIA EKZISTON ME DESHIREN E AMERIKES DHE JO SE JE TI PO PERPLASU ME AMERIKEN SE KESHTU I SHERBEN ME MIRE RUBLAVE RUSO SERBE
O KOK LOQE QEVERIA EKZISTON ME DESHIREN E AMERIKES DHE JO SE JE TI PO PERPLASU ME AMERIKEN SE KESHTU I SHERBEN ME MIRE RUBLAVE RUSO SERBE
O KOK LOQE QEVERIA EKZISTON ME DESHIREN E AMERIKES DHE JO SE JE TI PO PERPLASU ME AMERIKEN SE KESHTU I SHERBEN ME MIRE RUBLAVE RUSO SERBE
O KOK LOQE QEVERIA EKZISTON ME DESHIREN E AMERIKES DHE JO SE JE TI PO PERPLASU ME AMERIKEN SE KESHTU I SHERBEN ME MIRE RUBLAVE RUSO SERBE
O KOK LOQE QEVERIA EKZISTON ME DESHIREN E AMERIKES DHE JO SE JE TI PO PERPLASU ME AMERIKEN SE KESHTU I SHERBEN ME MIRE RUBLAVE RUSO SERBE
O KOK LOQE QEVERIA EKZISTON ME DESHIREN E AMERIKES DHE JO SE JE TI PO PERPLASU ME AMERIKEN SE KESHTU I SHERBEN ME MIRE RUBLAVE RUSO SERBE