
Me tone të ashpra i është drejtuar kreu i AAK-së në opozitë, Ramush Haradinaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga i cili kërkon ndryshim të qasjes në raport me targat, në të kundërt, thotë ai, shefi i ekzekutivit do të shkojë drejt tradhtisë.
Situata në Kosovë po përkeqësohet nga momenti në moment, dhe kryeministri, shkruan Haradinaj në Facebook, “nuk e ka idenë se c`po ndodh me vendin e tij”.
“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë qasje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat dhe të mos rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma për të shëruar egot e sëmura të Kryeministrit. Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, të rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë. Nëse kryeministri nuk ndërron kursin e veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai është e sigurtë sigurt se po rrëshqet në tradhëti“- shkroi Haradinaj në Facebook.
Në 30 tetor, qeveria e Kosovës u shfaq e prerë në lidhje me zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në mënyrë që ato të konvertohen në targa të Kosovës, RKS. Prishtina zyrtare e hodhi këtë hap pavarësisht insistimit të ndërkombëtarëve që vënia në jetë e vendimit të shtyhej me 10 muaj, me qëllimin të shmangej një shpërthim i ri i tensioneve me serbët në veri.
Plani i ri i Qeverisë së Kosovës pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që lëvizin me targa serbe; e dyta parashikon gjobë deri në 150 euro dhe e treta, targa prove. Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” nga qëndrimi i Prishtinës, e të njëjtën linjë qëndrimi pati edhe Bashkimi Europian.
Gjithmone tradhetaret dhe spiunet luajne rolin e nacionalistit dhe patriotit te kulluar, Kurti me menyren se si vepron eshte nje tradhetar i kombit shqipetare sebashku me Berishen.
Man po bene hej me guxua. Keshtu kendohej nje kenge te cilen Kurti e sigurt e di dhe nuk guxon nga shefat qe sollen te nd;rroji kahen dhe vetem ata mund ta bindin si te sillet. Do e vazhdoji kestu duke e armiqesuar popullin e Kosoves me SHBA, Shqiperine dhe vendet mike.
Kurti qe lyen floket nuk eshte per lider. Osmanka qe ka hallin e renies ne peshe nuk asht per Lider. Ti gezojne Kosovaret. Çdo popull meriton qeverine qe zgjedh. Te pakten populli kosovar ti jete mirenjohes vellezereve te Shqiperise dhe Qeverise se Saj qe ndane me ta gjithçka megjithese Lufta Veri -Jug e 1997 na pat shakaterruar , fale Bishes qe Kosovaret e duan aq shum .Albini me Osmanken me teper!!!
Kurti dhe Osmanka jane fare hapur Antikombetare. Mbase kane ngrene nje luge çorbe te prishur ! Thjesht paguajne çorben.
Kurti duhet te tregohet pak me vizionar. Kur nuk ke force te zbatosh ligjin, atehere do te besh si te thone miqte e tu qe kane force ta zbatojne ligjin e targave dhe cdo ligj tjeter. USA
Rrofte kurtbiqi me dosen se tash po ja shef hajrin kosova per te cilen u derdhe gjak
Pak me vonese por gjene ne kohe. Haradini po kupton tradhtine e Albinit mbas 30 vjetesh kur ajo filloi… burgu e beri Albinin ky qe eshte. Sidoqofte une besoj ne gjakun tend te paster Z. Haradin. Ti ke celsin te zberthesh dicituren e agjentures serbe ne gjirin tone . Me dhimbje them se agjentura te ka cfrytezuar edhe trurin tend fshatar. Mjafton te thuah se kush ta dha idene per te vene taksen 100 perqint me Serbine…Aty mund te fillosh betejentende historike me UDB- en.Albini eshte pjesa me e Rrezikshme e kesaj agjenture por edhe ai merr udhezimet nga te tjere… ti ke celsin te hapesh kete deredhe si ne lufte te tregosh se kush je….