I hiqet licenca qendrës sociale ku u dhunua e moshuara në Pejë

4 Nëntor 2022, 18:01Rajoni TEMA

I hiqet licenca qendrës sociale ku u dhunua e moshuara në Pejë

Pas pamjeve të rënda që qarkulluan në rrjetet sociale, ku disa punonjëse dhunonin një të moshuar në qendrën sociale “Orenda” në Pejë të Kosovës, është marrë vendimi për heqjen e licencës së këtij subjekti.

Sipas vendimit të Komisionit Licencues, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor duhet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, ku në pamjet e publikuara, shihej se si disa punonjëse kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.

Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.

Deri më tani katër infermiere të këtij subjekti janë pezulluar nga puna, përfshirë dhe atë që ka ushtruar dhunë.

6 Komente

  1. S
    Sara

    mos more

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara me vjen keqe ,,

      Nje Bravo te madhe Drejtesise .. Ligji eshte Ligje.... Pastaj simbas Sares ,meqe eshte kundra,,Sara apo ndonje Firme tjeter tju afroje Pune atyre Infermiereve te poshtra ,,te Laune vetem Tualete Publike...Se cdo Pune eshte nder .. Se te punoshe Infermiere eshte nje pegjegjesi shpirterore dhe shume Humanitäre ..

          2. S
            Shqiptar

            Ata duhen arrestuar te gjithe. Qe nga pronari, administratori, punonjesit qe shihnin cdo gje. Mbi çfare kriteri i punesonin ato lloj kriminelesh? Eshte e pafalshme ajo sjellje edhe ndaj nje kafshe te pambrojtur e jo me kunder nje njeriu. Kunder nje gruaje te moshuar e te semure, qe paguante 600 euro ne muaj ne ate qender naziste. Ato para e bija t'i perdorte per ta mbajtur nenen ne ngrohtesine familjare e jo rrugeve. Kur te le femija, çfare do priste e shkreta nga te tjeret...! Gjithe problemi sot eshte tek indiferenca e pafalshme e femijeve ndaj prinderve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje